Ata janë përballur me sulme brutale dhe humbje të imagjinueshme për dy muaj me radhë.
Këtë fundjavë shumë ukrainas do të bëjnë një përpjekje për të kremtuar një nga festat e tyre më të rëndësishme, Pashkët ortodokse.
Kjo e diel shënon edhe dy muaj që kur vendi i tyre u fut në luftë me Rusinë pasi Moska urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt.
Në fjalimin e tij të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për rëndësinë e kësaj dite.
“Sot ishte e shtuna e shenjtë. Dita midis Kryqëzimit dhe Ringjalljes. Duket se Rusia ka ngecur në një ditë të tillë. Por jeta do ta mposhtë vdekjen. E vërteta do të mposhtë çdo gënjeshtër dhe e keqja do të ndëshkohet,” tha ai.
Teksa luftimet vazhdojnë të përshkallëzohen në jug dhe lindje të vendit, shumë persona në Ukrainë po mbështeten në besimin e tyre në kërkim të ngushëllimit ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Polonia fqinje për të qenë pranë njerëzve të tyre të dashur për kremtimin e Pashkëve.
Qeveria ukrainase njoftoi shtetrrethime të tjera në fundjavën e Pashkëve, mes paralajmërimeve nga autoritetet për mundësinë e rritjes së aktivitetit ushtarak rus gjatë festimeve.
Pavarësisht shqetësimeve, banorët në Lviv iu drejtuan kishave në qytet për t’u lutur.


