• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERRTE RRYSHFET PËR TË LIRUAR TË BURGOSURIT ME KUSHT/ Ne hetim drejtori i burgut të Beratit (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

MERRTE RRYSHFET PËR TË LIRUAR TË BURGOSURIT ME KUSHT/ Ne hetim drejtori i burgut të Beratit (EMRI)

14 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi është në hetim për “shpërdorim detyre”. Lajmi bëhet i ditur nga oficerët e SHKB-së së Burgjeve të cilët kanë përcjellë dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi, i cili pavarësisht kësaj vijon detyrën.

Drejtori i Burgut të Beratit është hetuar prej 1-muaji nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara.

Gazetari i Report Tv në Berat, Artan Diko raporton se sipas SHKB-së së Burgjeve, Hiqmet Këlliçi akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të ryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se ai nuk i dëmtonte të dënuarit që sipas tij duhet të përfitonin “liri me kusht” edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Në shumë raste të tilla edhe pse juristi i burgut Berat përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës,ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij. Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura,që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

Të pyetur në lidhje me këtë hetim,burime të Prokurorisë së Rrethit Berat konfirmojnë se,çeshtja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat Hiqmet Këlliçi ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.

Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim detyre” nga SHKB-ja,pasi shoferi i tij me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për tu siguruar favore në këmbim të ryshfeteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GARË" ME POLICINË ITALIANE NË AUTOSTRADË/ Kapet 33-vjeçari shqiptar me 9 kilogram kokainë
Previous article "ËSHTË IMEDIATE QË TË VIJMË NE NË PUSHTET"/ Paloka: Shqipëria shpëton vetëm me largimin e Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT