Për nënkryetarin e PD-së Edi Paloka, situata politike, ekonomike dhe sociale është përkeqësuar dhe se kjo zgjidhet vetëm me largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.
Në OraNews ai tha se ardhja e PD në pushtet është e domosdoshme.
‘‘Po të flasim për situatën politike, ekonomike, sociale, gjithçka vetëm është përkeqësuar.
Ajo që unë e kam thënë, e përsëris dhe kjo është bindja e opozitës, por mesa duket edhe e shumicës së shqiptarëve sot siç e tregojnë gjithë sondazhet. E keqja do të marri fund në Shqipëri vetëm me largimin e Ramës dhe kësaj qeverie.
Kështu që një orë e më parë kjo qeveri të largohet, një orë e më parë shqiptarët do fillojnë t’i rikthehen normalitetit dhe rregullimit të jetës së tyre.
Çdo opozitë në botë ka synim të vijë në pushtet, kurse për opozitën shqiptare kjo është jo vetëm domosdoshmëri por një kërkesë imediate.”


