• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MERRTE 600 EURO PËR PERSON”/ U kap duke transportuar 12 emigrantë në drejtim të Kukësit, pranga 36-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

“MERRTE 600 EURO PËR PERSON”/ U kap duke transportuar 12 emigrantë në drejtim të Kukësit, pranga 36-vjeçarit

19 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se për trafikim klandestinësh.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Krujë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën. Procedohen në gjendje të lirë 12 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 17”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M.(B.), 36 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë-Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Nesër një pjesë e Tiranës pa drita, OSHE publikon zonat
Previous article FOTOLAJM/ Rama takon në New York ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Ja kush e shoqëron

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT