• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERRET VENDIMI/ Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 40 orë punë publike: Beteja ligjore vazhdon
Home
Politikë

MERRET VENDIMI/ Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 40 orë punë publike: Beteja ligjore vazhdon

2 February, 2023 shqipe.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shpalli më 2 shkurt vendimin për dënimin e Kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj me 6 muaj burg. Por me shkurtim të vendimit, atij i konvertohet dënimi në kryerjen e 40 orëve punë publike, raporton gazetari i

“Në fund fare u dha 40 orë punë publike. Por ne do të vazhdojmë betejën ligjore”, tha ai.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me:

GJYQTARE – Irena GJOKA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Bora TOTOLAKU, sot, në Tiranë, më datë 02.02.2023, në seancë gjyqësore, mori në shqyrtim çështjen penale nr.35/112 Regjistri, datë 05.10.2022 regjistrimi, me:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e
përfaqësuar nga prokurori Adnan Xholi.

I PANDEHUR: Qerim Ismailaj, i biri i Ismail-it dhe i Yllnore-s, i datëlindjes 17.05.1974,
lindur në fshatin Çorush, Mallakastër dhe banues në fshatin Anëbreg,
Nr.076, H.0. Ap.00, Kutë, Mallakstër, me gjëndje civile i martuar, me
gjëndje gjyqësore i padënuar, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare,
mbrojtur në gjykim nga ana e av.Andi Skënderi, antëtar i Dhomës Vendore
të Avokatisë Tiranë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i
formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi dëgjoi palët në konkluzionet përfundimtare dhe vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112 pika 1 dhe 2, 379 pika 1, 384, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (katër) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

4. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 15 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot me datë 02.02.2023

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DOJA TË ISHTE..."/ E sapomartuar, Rita Ora tregon për herë të parë unazën e saj verbuese smeraldi
Previous article VOTIM ME TË DYJA DUART/ Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen

shqipe.autor

Postime të ngjashme

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90 Politikë

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im… Aktualitet

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im…

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla Aktualitet

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT