• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Merret peng nga ndërtuesit për borxhin 13 mijë euro, biznesmeni në Polici tregon momentet e tmerrit
Home
Aktualitet
Kronikë

Merret peng nga ndërtuesit për borxhin 13 mijë euro, biznesmeni në Polici tregon momentet e tmerrit

17 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Nuk pagoi dot 13 mijë eurot e mbetura të apartamentit të tij, vëllezërit ndërtues e marrin peng disa orë në makinë, duke e kërcënuar për kthimin e shumës së parave.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, dy vëllezërit me iniciale J.N. dhe Xh.N., banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P., sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike). Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33- vjeçarin, ndërsa e kanë lënë të lirë kur kanë pikasur ndjekjen nga Policia.

Mësohet se vëllezërit kanë bashkëpunuar edhe me shtetasin Gj. Qirici nga Tirana. Sipas burimeve nga Policia, vëllezërit përdorën makinën “Audi” të shokut të tyre, për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit, me origjinë nga Berati dhe më banim në Durrës. Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës. Duket kur agresorët kanë ndjerë Policinë, e kanë lënë të lirë te Ura e Dajlanit.

Në drejtimin e makinës ndodhej Gj. Qirici, ndërkohë që dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi në këmbë. Mësohet se ai është rrëmbyer në afërsi të Rrotës së Kuqe në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar dhe pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur e kanë hedhur poshtë Urës së Dajlanit.

I tronditur, 33-vjeçari i është drejtuar Policisë për mbrojtje, duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer.

“Bëhet fjalë për rreth 13 mijë euro që iu kam borxh. Kam marrë një apartament nga vëllezërit dhe nuk u kam shlyer një pjesë të shumës që përkthehet në 13 mijë euro. Pjesën tjetër të parave kishim rënë dakord të shlyheshin në formë kliringu, pasi unë iu kam kryer punime hidraulike dhe elektrike në pallatin që ata kanë ndërtuar në plazh. Ka disa kohë që m’i kërkojnë me këmbëngulje dhe më kërcënojnë vazhdimisht. Unë s’i kam ato para për t’ua kthyer dhe nuk kam mundësi momentalisht t’ua kthej borxhin. U kam kërkuar të më presin edhe disa kohë, pasi s’kam t’ua jap. Ata jetojnë më shumë jashtë shtetit dhe kur ktheheshin më kërcënonin vazhdimisht se do të më vrisnin, nëse nuk u ktheja paratë. Ata më morën forcërisht dhe më futen në makinë. Më kërcënuan dhe më rrahën brutalisht dhe më pas më hodhën tek Ura e Dajlanit. Dua mbrojtje nga Policia, pasi ndihem i kërcënuar me jetë”, ka deklaruar 33-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Humbja në Kukës, Partizani gati për ndryshime drastike
Previous article Bebe Rexha këndon me Eminem këngën që i mori Rihanna: Bota rrotullohet! (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë Aktualitet

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti Aktualitet

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT