Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndërprerjes së bojkotit nga ana e Ligës së Futbollit.
Përmes një statusi në “Twitter”, Rama shkruan se tashmë është i gatshëm që të bisedojë me FSHF-në për të zgjidhur problemet e Ligës:
“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!
Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, shkruan Rama.