• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERR FUND ARRATIA/ Arrestohet babai që mori “peng” të birin për 1 vit e gjysmë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

MERR FUND ARRATIA/ Arrestohet babai që mori “peng” të birin për 1 vit e gjysmë (DETAJET)

5 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor “Kurbneshi”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili prej një viti e gjysmë mbante djalin e tij të mitur, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Policia po ashtu ka gjetur edhe fëmijën e mitur 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë i ati 44-vjeçar. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë.

NJOFTIMI I PLOTË

Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Kurbneshi”, në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit A. B., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.

Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. B. Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Sherr masiv në një nga lokalet më të famshme të ish-Bllokut. Grushte dhe karrige...
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një propozim për zotërinjtë Luli dhe Edi për reformën zgjedhore gjysmake (në rast se do të bëhet)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT