• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERKEL LË POSTIN/ Njeriu i saj i besuar zgjidhet lideri i ri i CDU-së në Gjermani
Home
Nderkombetare

MERKEL LË POSTIN/ Njeriu i saj i besuar zgjidhet lideri i ri i CDU-së në Gjermani

16 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Armin Laschet arriti në raundin final pas largimit të kandidatit të tretë nga gara, Norbert Röttgen, të marrë 521 vota kundër kandidatit Friedrich Merz që mori 466 vota. Gjithsej u dhanë 991 vota. Votimi pritet të zyrtarizohet pas votës digjitale në kongresin e CDU-së me votimin me postë. Ndër të tre kandidatët për postin e partisë CDU, Armin Laschet që nga viti 2017 është edhe kryeministër i landit Renani-Veriore Vestfali dhe konsiderohej si politikani që mbështeste më fort kursin e Angela Merkelit e që luftonte për një « CDU të qendrës ».

Pas zgjedhjes, Laschet falënderoi partinë e tij për besimin e madh. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që është e lidhur me këtë post », tha ai në kongresin digjital të CDU-së. Tani bëhet fjalë që CDU të dalë mirë në zgjedhjet që do të zhvillohen pas « dy javësh ». Merz dhe Röttgen e uruan kryetarin e ri për zgjedhjen dhe i uruan sukses në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Para votimit, Laschet u shpreh në fjalën e tij të shtunën, se « CDU-ja, Gjermania që unë kam parasysh nuk ka nevojë për një CEO, drejtor gjeneral, por për një kapiten skuadre, që drejton dhe bashkon edhe një ekip, në të cilin të gjithë mund të mbështeten tek njëri-tjetri. »

Nga viti 2012 Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesit aktual të partisë. Deri në vitin 2018, Angela Merkel dhe pasuesja e saj Annegret Kramp-Karrenbauer mund të mbështeteshin tek zëvendëskryetari i partisë. Kur Merkeli në vitin 2015 u përball me stuhi politike në Gjermani për shkak të politikës ndaj refugjatëve, Laschet mbeti një nga shoqëruesit më besnikë dhe bashkëpunëtor i kancelares.

Maturi dhe politikë e qendrës

Sipas fjalëve të tij Laschet mbështet një politikë të matur dhe të qendrës, një politikë « që i drejtohet njerëzve dhe nuk u kthen kurrizin ». Ai bën thirrje për unitetin në shoqëri, paqen sociale, ekonominë e tregut. Laschet ishte i vetmi ndër tre kandidatët, që kishte fituar më parë një votim, dhe kishte përvojë qeverisjeje. Kjo me siguri « nuk të dëmton”, është shprehur ai.

Laschet që nga viti 2019 së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn ka krijuar një ekip kandidature. Pak ditë para votimit ata paraqitën nën titullin “#Impulse2021″ një program 10 pikësh, ku theksojnë distancimin e qartë nga e djathta dhe shtrirjen e CDU-së si parti popullore me një krah të punëmarrësve me tendencë të majtë dhe një krah konservator të ekonomisë. Ata kanë formuluar pretendimin „t’i kthejnë vitet 20-të në një dekarë modernizimi për Gjermaninë: dinamikë të re ekonomike, siguri të gjerë, dhe shanse të mira dhe të drejta në arsim.” Laschet dhe Spahn duan të krijojnë një moratorium për ekonominë e goditur nga pandemia, një ministri të digjitalizimit në nivel federal dhe „tolerancë zero ndaj kriminalitetit dhe ekstremizmit”.

Europianë dhe transatlantikë

Në fushën e politikës së jashtme si Laschet edhe Spahn mbështesin një kurs proeuropian dhe transatlantik të qeverisë. Ata kërkojnë më shumë bashkëpunim me SHBA në drejtim të politikës tregtare dhe të klimës, kërkojnë një BE më të aftë në veprim dhe janë për një angazhim më të madh gjermano-francez. Laschet ka kontakte të ngushta me udhëheqjen politike në Paris dhe nga viti 2019 është edhe i ngarkuar i Gjermanisë për marrëdhëniet kulturore gjermano-franceze.

Laschet i lindur në Aachen e njeh mirë politikën. Para 30 vjetësh ai ka punuar si i ri në ekipin e presidentit të atëhershëm federal. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari ishte pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian. Nga viti 2010 Laschet është pjesë e parlamentit Renani-Veriore Vestfali. Aty ai arriti në vitin 2017 të fitojë zgjedhjet e landit dhe krijojë një koalicion me partinë, FDP. Krahas sukseseve, politikanit të CDU-së i është dashur të përballet edhe me dështime, Në vitin 1998 ai humbi mandatin e drejtpërdrejtë në Bundestag, dhe në vitin 2010 humbi përballë Norbert Röttgenit në konkurrencën për postin e kryetarit të CDU-së së landit. Tani 11 vite më vonë Laschet fiton në nivel federal. Armin Laschet mund të presë me durim.

Tani ai pason Angela Merkelin në krye të partisë, e kush e ka postin e kryetarit ka tradicionalisht edhe pretendimin për kandidaturën për kancelar. Nëse Laschet do të pasojë Angela Merkelin pas 15 vjetësh edhe në postin e kryetarit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator nuk është e vendosur ende. Çështja e kandidaturës për kancelar do të vendoset dy muaj më vonë, pas dy votimeve në dy lande dhe në ujdi me kryetarin e CSU-së, Markus Söder, që përflitet se ka edhe ambicie për postin e kancelarit. « Një kryeministër që udhëheq me sukses një vend 18 milionësh mund të jetë edhe kancelar », tha Laschet para pak ditësh. Kursin e tij të ardhshëm ai e përmbledh me pak fjalë. « Një thyerje me Angela Merkelin do të ishte sinjali i gabuar.”/ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Sadushi: Reforma në drejtësi sjell frymë të re, 2021 vit premtues
Previous article PREMTIME QË NUK U MBAJTËN KURRË/ Nga Bulevardi i ri e deri në Astir, VIDEOJA që i thotë të gjitha gënjeshtrat e Bashës

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT