• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel, fillimi i fundit të një epoke
Home
OP-ED

Merkel, fillimi i fundit të një epoke

19 October, 2017 Redaktor1 OP-ED

Angela Merkel ka filluar negociatat në përpjekje të krijimit të qeverisë së saj të katërt në Gjermani.

Por, këtë herë, kancelarja do i fillojë ato e dobësuar nga zhgënjimet elektorale dhe hendeqet ideologjike mes partnerëve të mundshëm.

Partitë CDU dhe CSU, familja e saj politike konservatore, kanë filluar bisedime paraprake me liberalët e FDP-së.

Më pas do të vijojnë ato me të Gjelbërtit, ndërsa të premten do të gjenden të gjithë në një tavolinë.

Matematikisht, vetëm kjo ndërthurje katërshe, që në letër nuk është natyrale, është e mundur të krijojë një koalicion maxhoritar në dhomën e deputetëve pas vendimit të socialdemokratëve për t’iu bashkuar opozitës.

Por, kryetarja gjermane e paçmontueshme duket se është përballë një ekuacioni të pamundur që prej legjislativeve të 24 shtatorit që ajo i fitoi me rezultatin më të dobët për kampin e saj që prej vitit 1949.

Stuhitë

Nëse ajo do mandatin e katërt si kancelare, Merkel nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të bëjë të bashkëjetojnë centristët si ajo vetë, konservatorët që duan të shkojnë edhe më djathtas si bavarezët e CSU-së, të Gjelbërtit që janë të përçarë dhe liberalët që janë shumë kërkues.

Duke përdorur metaforën “Xhamajka” për këtë aleancë, duke iu referuar ngjyrave të partive të njëjta me ato të flamurit të këtij ishulli të Karaibeve, një përgjegjës i CSU-së, Alexander Dobrindt u shpreh se në atë pjesë të botës ka shpesh herë stuhira.

Temat ku ndahen janë të shumta.

Nga imigracioni tek reforma e Bashkimit Evropian, nga tranzicioni energjetik tek ai fiskal, gati asnjë temë nuk duket se i bashkon këto formacione.

Për të prishur më shumë punë, të dielën partia e Merkelit humbi një zgjedhje rajonale në Saksoninë e Poshtme, që dy muaj më parë duke si e fituar.

Ky dështim i jep edhe më shumë peshë zërave të djathtë të CDU-së dhe mbi të gjitha të CSU-së që i afrohen atyre të partisë AfD, një formacion i ekstremit të djathtë që ka realizuar një hyrje të bujshme në Bundestag.

Pavarësisht gjithçkaje, kancelarja garantoi dje se hyn në këto bisedime plot besim dhe pohoi se nuk është në një pozicion të dobësuar.

Fillimi i fundit

Në rastin më të mirë, Gjermania do të ketë qeverinë e saj të re për Krishtlindje.

Në rastin më të keq, nëse dështohet, zgjedhje të parakohshme do të zhvillohen, që do të ishte hera e parë për këtë vend ku mbretëron gjithnjë kultura e kompromisit që prej vitit 1945.

“Është e qartë për ne se këto nuk do të jenë bisedime të lehta”, thotë Merkel.

Shefi i FDP-së, Christian Lindner, ka kërkuar që këtë javë për partinë e tij vendin shumë të dëshiruar të Ministrisë së Financave, pas largimit të konservatorit Wolfgang Schauble. Një portofol që Merkel nuk është e gatshme ta lëshojë lehetë.

Për shumë media, vështirësia për të krijuar një qeveri dhe dobësimi i Angela Merkel në vetë partinë e saj tregon fillimin e rënies së kancelares pas 12 vitesh në pushtet.

“Ky është një fenomen i çuditshëm një po jeton Gjermania. Po negociohet një koalicion që asnjë prej partive në fjalë nuk e do në të vërtetë dhe njëkohësisht aureola e shefes së qeverisë venitet dhe fuqia e saj po shëmbet”, vlerëson në faqen e saj të internetit revista shumë popullore “Der Spiegel”.

Ndërkohë në radhët e opozitës po përgatiten që tani armët.

“Merkel është goditur ndjeshëm (…) është atmosfera e fundit të një epoke”, thekson Carsten Schneider, një përgjegjës socialdemokrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Haki Çako: Rekord në 2017, si u sekuestruan 35 milione EURO pasuri kriminale
Previous article EUROPA LEAGUE/ Skenderbeu - Partizani i Beogradit, policia blindon Elbasanin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT