• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
EUROPA LEAGUE/ Skenderbeu – Partizani i Beogradit, policia blindon Elbasanin
Home
Futboll

EUROPA LEAGUE/ Skenderbeu – Partizani i Beogradit, policia blindon Elbasanin

19 October, 2017 Redaktor1 Futboll, Sport

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beodradit, që do të zhvillohet sot në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena.” Duke filluar nga ora 17:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”.
“Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini”, deri në dalje në unazë. Nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa”, deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas. Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa”, deri tek kryqëzimi i Tapetave. Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek kryqëzimi i Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit. Aksi rrugor nga kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi, deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit, do të shfrytëzohet për emergjencat, që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete; sende të forta; shishe; fishekzjarre; monedha apo metale; çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste. Në të kundërt, nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.

Njoftojmë administratorët e bizneseve, që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit se nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, të tregohen mirëkuptues, duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkel, fillimi i fundit të një epoke
Previous article Droga në Babicë dhe dosja e Habilajve, çon me urgjencë prokurorin Llalla në Vlorë

Redaktor1

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT