Merkato e bujshme, si ato të futbollit. Kështu mund të konsiderohen lëvizjet e televezioneve që ndodhën e që priten ende të ndodhin ditët në vijim.
Teksa po afron shtatori dhe nis sezioni i ri televiziv, thashethemet për lëvizjet e gazetarëve të njohur kanë pushtuar mediat elektronike.
Duhet thënë se shumë emra të cilët “nuk përfytyroheshin” në televizione të tjera, do bëjnë më në fund “hapin e madh”.
Pas 10 vitesh qendrim, flitet se Ilva Tare do të largohet nga “Ora News”.
Gazetarja Ilva Tare ka rreth 10 vite në këtë televizion ku mban postin e drejtores së informacionit, si dhe drejton emisionin “Tonight”. Thuhet se Tare mund të jetë pjesë e televizionit të ri “A1” në partneritet me CNN.
Eni Vasili dhe emisioni i saj “Studio e Hapur”duket se nuk do jenë më pjesë e ekranit të “News 24”.
Mësohet se Vasili ka firmosur kontratë me Top Channel.
Ende nuk ka një reagim nga gazetarja për këtë lëvizje. Po ashtu ende nuk dihet nëse emisioni që do drejtojë në Top Channel do të mbajë emrin ‘Studio e hapur’.
Ylli Rakipi dhe “Të pa ekspozuarit”. Mesa duket aventura e gazetarit në Top Channel zgjati shumë pak. Që pas ardhjes së Blushit, televizioni ka kaluar në një fazë të re ndryshimesh dhe duket se një e tillë po prek edhe Rakipin.
Megjithatë, Ylli ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, por mendohet për një rikthim të tij tek “News 24”.
Përgatiti: AlpeNews.al