• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MENDONI PAK PËR…”/ Manastirliu poston foton nga pacienti në terapi intensive, ka një lutje për të rinjtë
Home
Sociale

“MENDONI PAK PËR…”/ Manastirliu poston foton nga pacienti në terapi intensive, ka një lutje për të rinjtë

14 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje të rinjve dhe të rejave të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ministrja Manastirliu ka vendosur të postojë në rrjetet sociale fotografinë e një pacienti të prekur me Covid-19, për të tërhequr vëmendjen e të rinjve, për rrezikshmërinë e madhe që paraqet infeksioni.

“E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi.

E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy.

Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë,” shprehet Manastirliu.

Shkrimi i plotë i Manastirliu:

Kam një apel për të rinjtë!

E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi.

E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy.

Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë.

Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!

A do të donit vërtet të bëheshit bartës të një virusi, dhe shkaktarë të një sëmundjeje, që për ta mund të rezultojë fatale?

Dhe në fund, mendoni pak për të nesërmen.

Mendoni për një kohë kur do të mbërrini në moshën e prindërve tuaj dhe do t’u mësoni fëmijëve tuaj përgjegjshmërinë dhe kujdesin ndaj të afërmit. A do ua ilustronit me shembullin që vetë po jepni sot?

Sigurisht, koronavirusi do të vihet përfund, siç ka ndodhur me shumë pandemi që ka parë Bota.

Por të gjithë bashkë, me përgjegjshmëri qytetare, dhembshuri njerëzore, duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake, ne mund ta fitojmë këtë luftë me sa më pak jetë të humbura.

Dhe kjo varet nga sjellja e gjithësecilit prej nesh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SHBA/ Ekzekutimi i parë federal me vdekje pas 17 vjetësh
Previous article I FIKSUAR ME REKORDET/ Ronaldo ka mundësinë të shënojë tjetër arritje me Sassuolon

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT