Ata lanë sigurinë e shtëpive të tyre në vende si Clearwater, Florida; Brighton, Angli; dhe Quebec, Kanada, për t’iu bashkuar luftës për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë.
Këta vullnetarë të huaj – kryesisht burra, shpesh veteranë ushtarakë – ecin në rrugën e vetmuar mbi kufirin me Ukrainën, ndonjëherë duke kaluar qindra nëna dhe fëmijë që ikin nga vendi i tyre i bombarduar.
Ata po regjistrohen për një luftë, por ushtritë e vendeve të tyre nuk do të jenë aty për t’i mbështetur.
“Ne thjesht po përpiqemi të ndihmojmë në mbrojtjen e lirisë – kaq e thjeshtë”, tha Mike, i cili donte të përdorte vetëm emrin e tij të parë, për CNN në stacionin e trenit Przemy?l, Poloni. Ai është vetëm një nga luftëtarët e huaj në rrugën e tij për në pikën kufitare me pesë të tjerë.
Luftëtarët e huaj kanë filluar të derdhen në Ukrainë disa ditë pas fillimit të luftës, por pak dihet për ndikimin që mund të kenë. Një analist ushtarak tha se gjithçka varet nga kush do të paraqitet për të luftuar.
“Ka disa njerëz shumë të aftë që vijnë. Por pastaj vijnë edhe njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë,”-, tha nënkoloneli në pension Daniel L. Davis. “Kjo mund të nënkuptojë kaos”,- shtoi ai.
Davis thotë se ka mësuar se ka luftëtarë që kanë mbërritur në terren që “fjalë për fjalë mendojnë se është si një lojë video”.
“Ata nuk e kuptojnë rrezikun në të cilin po hyjnë … dhe gjithashtu nuk kanë pajisje që u nevojiten. Ata nuk kanë armë, ka si një armë për 20 djem,” tha ai, duke shtuar se ai pajtohet me udhëzim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që rekomandon që amerikanët të mos shkojnë në Ukrainë në këtë moment.