• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mendohuni mirë përpara se të lidheni me një gazetar/e, ja 8 arsyet
Home
Jetë

Mendohuni mirë përpara se të lidheni me një gazetar/e, ja 8 arsyet

3 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Thonë se profesioni i gazetarit është shumë interesant, dhe ka nga ata të cilët e konsiderojnë joshës.
Por përveç të mirave që mund të kenë gazetarët, nuk është edhe aq e thjeshtë të kesh partner një të tillë. E dini pse?

Zbulojeni si më poshtë

1 – Ata do të shkruajnë edhe për ju – Gazetarët frymëzohen nga shumë gjëra në artikujt e tyre. Kur i tregoni diçka, ata janë vigjilentë, edhe mund të krijojnë një histori me të. Nëse e keni mërzitur, keni ndonjë ves, apo edhe e keni frymëzuar ata do e gjejnë një mënyrë se si t’ju përfshijnë në shkrimet e tyre.

2 – Ata funksionojnë në bazë të ngjarjeve – Nëse keni planifikuar një natë romantike mos u çudisni po ta anulojnë në minutë të fundit. Të gjitha gjërat janë dytësore kur vjen puna te PUNA. Një gazetar nuk ka kurrë orar fiks, dhe një telefonatë mund të prishë edhe momentet më intime.

3 – Janë jashtëzakonisht shumë detaist – Janë pikërisht ata lloj njerëzish të cilët fokusohen te detajet më të vogla. Mos e merrni mundimin t’i gënjeni sepse është e kotë, nuk do kalojë gjatë përpara se t’ju zbulojnë. Ata janë fiks si një qen roje në aeroport, mund të “nuhasin” gjithçka. Çdo gjë që bëni me ta është e regjistruar dhe kanë një memorie tmerrësisht të fortë.

4 – Do mbajnë mend çdo fjalë që i keni thënë – Kudo që mund ti thoni një fjalë apo një detaj, ata nuk e harrojnë. Memoria e tyre është fotografike. Kujdes çfarë nxirrni nga goja në prani të tyre. Ata do ju nxjerrin të vërtetat edhe kur ju nuk e keni idenë. Gazetarët bëjnë gjithmonë pyetjet e duhura, shkruan Opinion.al

5 – Do ju korrigjojnë gramatikën në çdo rast – Mesazhet që i dërgoni duhet të jenë të shkruara në mënyrë të rregullt dhe nëse ndodh e kundërta përgjigja nuk do jetë për pyetjen, por korrigjim i gabimeve. Ata janë të fiksuar me gramatikën, ndaj matuni mirë kur shkruani dhe flisni me ta.

6 – Kujdes me vendet që i çoni, janë shumë selektiv – Ju mund të keni menduar më të mirën, por ata nuk e kanë problem, pasi nëse vendi nuk i pëlqen nuk do hezitojnë. Mund të qëndroni gjithë natën duke debatuar me ta për vendin ku do shkoni, edhe qoftë për një kafe.

7 – Janë të fiksuar me mediat sociale – Është puna e tyre, duhet të jenë gjatë gjithë kohës në Facebook, Instagram, apo të tjera rrjete sociale. Sot një pjesë e mirë e punës në media funksionon nga interneti, ndaj mos u habisni po ti shihni vetëm me telefon në dorë.

8 – Duan shpesh kohën e tyre – Ata lodhen dhe ndonjëherë e humbasin sensin e kohës. Por kur kanë nevojë për pushim, nuk ju duan aty. Pushimi ideal i një gazetari është larg kujtdo duke u relaksuar. Mundësisht në ndonjë vend të humbur ku nuk ka as valë telefoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPERIA NE BRUKSEL/ Rama nxjerr lajmin inkurajues: Përpjekjet tona për në shtet të hapur dhe meritë për negociatat...
Previous article Vetëvrasjet në Shqipëri katër herë më të larta se vrasjet në 2017-n, ja kostot ekonomike

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT