• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Memet për talebanët në panelet televizive, satira më reale që tregon ankthin e publikut
Home
Politikë

Memet për talebanët në panelet televizive, satira më reale që tregon ankthin e publikut

20 August, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që personazhe të paneleve, të rëndësishëm apo më pak, po qeshin me memet nga portalet satirikë që i kanë talibanizuar në rrjet. Por në fakt, edhe pse fraza standarte mund të thuhet se “ajo që shihni jo gjithmonë përputhet me realitetin”, njerëzit e mkonsiderojnë si gjetjen më të duhurën për “figurat” tona të opinionit publik.

Mjafton të shikosh reagimet e këtyre ditëve kur politika shqiptare është bërë “afgane” për të kuptuar realisht thelbin e debatit publik në vend.

Ka dy lloje reagimesh; o të tilla që ne do ja bëjmë Edi Ramës siç po ja bëjnë talibanët qeverisë së korruptuar të Afganistanit, pra pushtim me dhunë, e këta janë radikalët, ose një debat pa krye mbi vendimin për të pritur në Shqipëri një numër refugjatësh afganë. Po normalisht ka edhe më.

Te kategoria e parë, janë grupi i njerëzve të inatosur që nuk mendojnë zgjidhje alternative, po vetëm që të ngrihen njerëzit që e urrejnë Edi Ramën, e si talebanët të marshojnë në Tiranë, të hyjnë në kryeministri e ta marrin atë. Edhe? Ja e morën? Nuk se është një ngjarje e pandodhur, e kanë bërë në 1998, madje morën më shumë se kryeministrinë.

Kurse te kategoria e dytë, që natyrisht hyjnë vip-at e debatit publik, janë ata që kapen e kacavaren në fakt ndaj lëvizjeve të Edi Ramës. Që nga njëra anë i quajnë cirk, e nga ana tjetër i futen këtij cirku dhe e bëjnë diskutimin  tamam si cirqet amatorë të provincave në kohën e Enver Hoxhës se kush e bën “Peshkun” më mirë.

Por më e forta është kur reagojnë zërat publikë të opozitës. Si Tritan Shehu ditë më parë, që i binte Amerikës, apo një zyrtare e PD-së sot me vendimin e ministrisë së Arsimit për çështjen e shtyrjes së hapjes së shkollave.

Realisht, vendimi i ministrisë së Arsimit, ka shumë për tu diskutuar e kritikuar, pasi është i paqartë në formë, e i papërgatitur mirë në përmbajtje.

Pasi ne sot jemi para një situata të paqartë me regjistrimin e klasave të parë, çka ka terrorizuar prindërit, nuk ka ende një panoramë se si do të ndahen tekstet. E ministria e Arsimit ka dhënë një axendë kaotike për fillimin e shkollës në dy faza, që kush e sheh lebetitet. Pasi thuhet se mësimi fillon më 27 shtator, por nxënësit mund të paraqiten më datë 13 që të shkojnë të bëjnë përsëritjen, por këtë nuk e kanë me detyrim. Një mënyrë që mund të jetë edhe një “shpikje e re me rezultat”, por ekspertët e opozitës, duhet të thonë ç’mendojnë. Po reagimi i PD? “Qeveria nuk e do shkollën ndaj shtyu fillimin e mësimit”. As e ka lexuar tekstin.

Në fakt ka ardhur koha për një zhvillim të ri në debatin publik e politik në vend, ku politika, sidomos opozita, nuk është si portalet ku duhet të kenë lajme çdo 4 minuta, por duhet të reagojnë për fenomenet, e t’i peshojnë sa më mirë.

Është koha që opozita të shpallë normalisht jo ligjërisht “qeverinë hije” që të debatojë çdo vendim të qeverisë, ministrive, apo edhe të shpalosë qëndrimet e saj permanente. Është koha që reagimet të mos varen nga lojrat e mazhorancës, por nga idetë, mendimet, opsionet.

E shikoni si bëhet debati për Covid 19 ku prej një viti debatojnë ekspertët në media. Mund të jetë jo perfekt, por në fund të fundit ka qenë një debat brenda logjikës, edhe pse ka pasur eksese. Një debat që i ka treguar politikës që shkenca nuk është e verbër.

Të gjithë e mbajnë mend polemikën e Dr Skënder Bratajt me Dr.Sali Berishën, i cili e humbi duelin ndaj ish-studentit të tij, pikërisht se Drejtori i Urgjencës e ç’politizoi debatin.

E ky nivel është realisht thelbi i asaj që opinioni publik kërkon; një ulje e polarizimit dhe një rënie sa më shumë e toksikimit të ndërsjelltë. Më shumë sesa sasia e helmit, vlen fuqia e argumentit.

Duket se nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndryshuar gjithçka ka ndodhur gjithë këto vite, vetëm që të ndryshojë kjo mënyrë e të bërit politikë. Një politikë e mbetur pas skemave që gatuajnë kuzhinat arkaike e talebane të propagandës së “qytetarit digjital” apo “sovranizmit” alla Meta, që duken në sy të brezit të ri si materiale të humorit të 40 viteve më parë.

Mendo sa e tmerrshme është që nga shtatori të shikojë sërish retorikat e tmerrshme të paneleve me fytyra të vrerosura që shkojnë në emisione me USB-të alla “Babale”.

Ka shumë gjasa që pikërisht ndaj tyre të nisë “revolucioni” i njerëzve që u ka ardhur në majë të hundës me ca njerëz që u çajnë dërrasat. Thuhet se një media ka mbledhur shumë nga këto “reliket e çmuara”. Sa mirë, të paktën njerëzit e dinë ku janë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AEROPORTI I KABULIT..."/ Boris Johnson: Nëse është e nevojshme do të punoj me talebanët për të gjetur zgjidhje
Previous article URANI NË RETROGRADË/ Ç’do të thotë kjo për secilën shenjë të horoskopit?

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT