• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MELONI SOT NË SHQIPËRI/ Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën
Home
Politikë

MELONI SOT NË SHQIPËRI/ Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën

5 June, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni sot do të vizitojë Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar. Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit, aty ku edhe dy homologët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Meloni dhe Edi Rama në orën 11:15 do të vizitojnë zonën e Gjadrit në Lezhë, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit. Më pas në 12:00 në qendrën pritëse në Shëngjin do mbahet konferenca Rama-Meloni.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është çuar përpara mes shumë debateve dhe kontestime nga politika dhe opozitat e të dyja qeverive.

Në vendin tonë, opozita e ka cilësuar si anti-kushtetuese me pretendimin se cenon integritetin territorial të vendit, ndërsa në vendin fqinj është folur për shifra të fryra që do të rëndojnë në buxhet,  pa zgjidhur problemin real të emigrantëve të paligjshëm
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË NDËR MË TË KËRKUARIT NË VEND/ Arrestohet pas 13 vitesh Pjetër Pacani! Vrau 2 persona për borxhin 100 mijë euro
Previous article "DO ËNDËRRONI..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2024

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM Politikë

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë Politikë

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT