Ditën e sotme u bë me dije se autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare shkatërruan një organizatë kriminale italo-shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike, për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Me anë të një postim në në rrjetet sociale ambasada ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane.
Sakaq, në postim thuhet se SPAK duhet të vazhdojë punën dhe të japë jepni rezultate në emër të popullit shqiptar.
“Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar,” shkruhet në postim.