• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit
Home
Aktualitet
Kronikë

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

14 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndërtuesit e ndaluar pak ditë më parë në kuadër të një megaoperacioni për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash dolën sot para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masave të sigurisë.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për O.B., D.A. dhe O.S. Për E.J u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa G.I., u lirua kundrejt garancisë pasurore për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, avokati i biznesmeni O. S., kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk provohet përfshirja e tij në proces.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja e çështjes Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Sipas hetimeve, të dyshuarit janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që dyshohet se ka trafikuar mbi 6.7 ton kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës dhe Holandës. Droga dyshohet se transportohej përmes rrugëve të sofistikuara ndërkombëtare dhe fshihej në ngarkesa tregtare si qymyr, fruta dhe sojë.

Hetuesit pretendojnë se rrjeti ishte i strukturuar dhe i shtrirë në disa shtete, nga prodhimi në Amerikën Latine deri te shpërndarja në Europë. Në krye të dy organizatave kriminale dyshohet se qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët konsiderohen drejtuesit kryesorë të aktivitetit.

Operacioni i 12 qershorit çoi në lëshimin e rreth 20 masave të sigurisë dhe sekuestrimin e pasurive të shumta, përfshirë vila, apartamente, llogari bankare dhe automjete luksoze në disa zona të vendit. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë edhe rrjetin financiar të dyshuar, ku fitimet nga trafiku dyshohet se janë investuar në prona dhe biznese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA NIS SOT BOTËRORIN/ Holanda përballjen e parë e ka me Japoninë
Previous article "DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT