• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI ANTI-DROGË/ Asgjësohen rreth 6 mijë bimë kanabis në disa qytete në veri, shpallen në kërkim 3 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

MEGAOPERACIONI ANTI-DROGË/ Asgjësohen rreth 6 mijë bimë kanabis në disa qytete në veri, shpallen në kërkim 3 persona

17 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit, në vijim të megaoperacioni të koduar “FOKUSI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike kanë asgjësuar nëpërmjet djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, konkretisht: 5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin, si dhe ka iniciuar procedimin penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.

Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.

670 bimë u asgjësuan në territoret e 4 fshatrave të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Imazhi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.

5800 bimë u asgjësuan në territoret e 7 fshatrave të qarkut Shkodër, si rezultat i fazës së 16 të operacionit “Alpe të pastra”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

410 bimë u asgjësuan në 4 fshatra të rrethit Tropojë, si rezultat i fazës së 10 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.

Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

Policia e Shtetit vijon me intensitet kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion mbi rastet e kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tyre.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FUT NË SHQIPËRI/ Autoritetet e Malit të Zi: Si u zbuluan 300 kg kanabis në doganën e Bozhajt
Previous article TJETËR OPERACION ANTI-DROGË/ Kapen në doganën e Malit të Zi 300 kg drogë në kamionin më drejtues shqiptar, detajet

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT