• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat ndërkombëtare jehonë planeve ambicioze të Shqipërisë: Rijetëzim i rrjetit rrugor dhe një treg i energjisë
Home
Shqipëri

Mediat ndërkombëtare jehonë planeve ambicioze të Shqipërisë: Rijetëzim i rrjetit rrugor dhe një treg i energjisë

13 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Shqipëria do të përmirësojë rrjetin e saj rrugor me një milliard euro nga kapitali privat gjatë katër viteve të ardhshme dhe ka në plan që të hapë një treg energjie në fillim të vitit 2019- tha një zyrtar.

Parashikimet ekonomike tregojnë se bizneset mund të ndërtojnë së pari rrugët dhe të shlyhen për 12 vjet, tha të martën për Reuters, Damian Gjiknuri, ministri i infrastrukturës dhe energjisë.

Një nga vendet më të varfëra të Evropës, Shqipëria ka ndërtuar autostrada në qytetet dhe portet kryesore të saj, por rrugët e bllokuara me dy korsi, përbëjnë pjesën tjetër të sistemit të saj.

Gjiknuri tha se vendi dëshiron të ndërtojë rrugë të shpejtësisë së lartë e të standardeve evropiane që lidhin zonat turistike ose ato me potencial industrial, duke afruar qytetet dhe fqinjët e saj ballkanikë.

“Financimi do të vijë nga të ardhurat buxhetore nën një skenar normal të rritjes ekonomike. Ne nuk shohim rreziqe të mëdha që mund të ndikojnë në rritjen normale të Shqipërisë”-tha Gjiknuri.

“Këto investime do të shpërndahen me kalimin e kohës, deri në 12 vjet për kryerjen e pagesave, por infrastruktura do të jetë e gatshme për tre vjet, katër më së shumti”- shtoi ai.

Produkti i brendshëm bruto i Shqipërisë parashikohet të rritet rreth 4 përqind në vitin 2017. Projekt-buxheti 2018 parashikon një rritje prej katër për qind në vitin 2018 dhe një rënie në borxhin publik me 2.5 përqind në 68.6 përqind të PBB-së. Normat e rritjes së njëjtë ose më të lartë, priten në periudhën afatmesme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar qeverinë për mënyrën se si do të llogarisë borxhin, duke e shpërndarë atë gjatë viteve, në vend që ta trajtojë atë si një shumë të plotë, në kohën kur një kontratë është lëshuar.

“Alternativa tjetër do të ishte të prisnim derisa të kemi të gjitha paratë, por kjo do të thotë stanjacion,” tha Gjiknuri.

Sipas planit, bizneset do të ndërtonin rrugë – ata me një studim të fizibilitetit do të merrnin një bonus – dhe do të paguajnë koston. Shteti do t’i shlyente ato në nga 10 deri në 12 vjet.

E gjendur midis Malit të Zi dhe Greqisë, Shqipëria shpreson të ndërtojë një autostradë blu, duke e lidhur atë me Kroacinë përmes Malit të Zi. Një grant i Bashkimit Evropian po përdoret për një studim fizibiliteti.

Si një importues neto i energjisë, Shqipëria ka shkruar një projekt-ligj për të krijuar një treg të energjisë. Parlamenti pritet të miratojë projektligjin këtë vit ose në fillim të vitit 2018.

Gjiknuri tha se Nord Pool Consulting po këshillon Shqipërinë për krijimin e tregut. Kosova fqinje dhe ndoshta një kompani e huaj mund të bashkohet me të.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një treg privat dinamik, në mënyrë që të stimulojmë jo vetëm tregtinë por edhe prodhimin e energjisë elektrike”, tha Gjiknuri.

“Për të qënë optimist, mendoj se do të fillojë punën në fillim të vitit 2019. Ky është objektivi ynë strategjik,” tha Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ Presidenti Emmanuel Macron 'selfie' me aktorin Schwarzenegger në dëgjesën për natyrën (FOTO)
Previous article Ambasadorja Vlahutin shkon në zyrën e ministrit Xhafaj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT