Kufoma e gjetur në det më 6 nëntor në provincën e Leçes, në Itali, dyshohet të jetë e avokatit të zhdukur shqiptar, Bujar Muço. Ky i fundit u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar, por mediat italiane raportojnë se nuk ka persona të zhdukur në zonë.


