• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mediat e huaja japin alarmin: Një e treta e plazheve shqiptare kërcënohet nga erozioni
Home
Sociale

Mediat e huaja japin alarmin: Një e treta e plazheve shqiptare kërcënohet nga erozioni

26 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban…

Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik po gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe ky erozion jo vetëm që kërcënon kafshë të egra, por është gjithashtu me pasoja për biznesin, shkruan TRT World, një kanal turk që transmeton 24 orë në gjuhën angleze. Kanali ka realizuar një reportazh në bregdetin shqiptar, ku ka intervistuar banorë dhe ekspertë.

Ambientalistët thonë se shkak për këtë është një kombinim i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban të parregulluar.

Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë.

Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.

Gazetari është në plazhin e Qerretit, ku thotë se një bar në plazh është bosh sepse tani është dimër, por edhe në verë ka të ngjarë që turistët të mos vijnë.

Afrim Krasniqi, pronari i barit, thotë se dikur vinin shumë turistë nga Europa, por tani numri i tyre po bie për shkak të erozionit të bregdetit.

Gazetari konstaton me pamje se deti po gëlltit një pjesë të madhe të bregdetit. Jak Gjini, ekspert mjedisi në Bashki thotë se në tre dekadat e fundit deti është afruar me të paktën 2.5 metra në vit.

Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po e braktisin lagunën. Osman Demi thotë se ata janë përditë dëshmitarë se si uji po futet në tokë. Ai tregon dhe bunkerët, e ndërtuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, që tashmë janë futur gati 10 metra në det. Gazetari thotë se ruajtja e bregdetit nga eriozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Europës. Por, edhe nëse nuk ndërhyhet, në afatin e gjatë kostot mund të rriten edhe më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Theo Walcott drejt largimit nga Arsenal, gati transferimi tek Watford
Previous article MAQEDONI/ Presidenti Ivanov kritikon platformën e Tiranës: Solli krizë Kushtetuese në vend

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT