• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEDIA NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Ja zgjidhja që ka parashikuar “Mediaset”
Home
Sociale

MEDIA NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Ja zgjidhja që ka parashikuar “Mediaset”

3 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Koronavirusi ka gjunjëzuar ekonomitë mediatike në mbarë botën. Mediat janë në krizë në çdo vend, ku disa nga masat e marra janë, mbyllja e disa programeve, shkurtimi i stafit dhe përgjysmimi i pagave.

Disa shtete si Spanja dhe Greqia kanë miratuar vendime për të ndihmuar median. Edhe media italiane është shumë e prekur nga kjo krizë. Niccolò Querci, drejtori qendror i burimeve njerëzore dhe operacioneve të grupit Mediaset, shpjegon në një letër për të gjithë punonjësit e Biscione se ngecja e tregut të reklamave në një kontekst të një pasigurie të tillë, e kombinuar me nevojën për të pezulluar prodhime të caktuara dhe për të modifikuar në mënyrë të konsiderueshme organizimin e punës po ndikon gjithashtu në rezultatet ekonomike dhe financiare të grupit.

Gjithashtu në Cologno Monzese kompania po synon të përdorë rrjetat e sigurimeve shoqërore të parashikuara nga dekreti Cura Italia, “i kufizuar në periudhën e urgjencës dhe për ato zona që në këto ditë preken nga një ulje, madje edhe e pjesshme e veprimtarisë së tyre”. Në thelb, kjo do të thotë të paktën dy javë pushime nga puna për një seri të punonjësve të Mediaset të prekur nga ulja e orëve të punës. Për më tepër, më 28 Mars, sindikatat dhe drejtuesit e transmetuesit televiziv arritën një marrëveshje për asgjësimin e pushimeve dhe lejeve të prapambetura, që i referohen vitit 2019. Sidoqoftë, nuk ka asnjë marrëveshje për një heqje prej 30% të pushimeve dhe lejeve të vitit 2020.

Sipas dokumentit të nënshkruar, pra, deri më 30 qershor 2020, të gjithë punonjësit e Mediaset që punojnë nga shtëpia duhet të kenë konsumuar të gjitha pushimet dhe të gjitha detyrimet e prapambetura të lejeve të vitit 2019. Deri në 30 qershor do të ketë gjithashtu katër ditë mbyllëse kolektive.

Siç shpjegohet në fund të dokumentit, marrëveshja “lejon, për momentin, të përballen me efektet e krizës me masa që ende nuk janë veçanërisht të rënda për punonjësit e Mediaset. Kompania ka konfirmuar se po studion me kujdes përdorimin e rrjetave të sigurimeve shoqërore të parashikuara nga dekreti Cura Italia, me qëllim që të lehtësohen pasojat e rënda ekonomike në llogaritë e grupit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË NUK KAM ASGJË ME EDI RAMËN"/ Basha lëshon mesazhe pajtimi: I uroj shëndet, energji dhe forcë
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Stafi i Spitalit të Traumës dhuron gjak për pacientët që kanë nevojë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT