• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Media gjermane: Shqiptarët më mirë rrinë barinj në Greqi se të papunë në atdhe
Home
Sociale

Media gjermane: Shqiptarët më mirë rrinë barinj në Greqi se të papunë në atdhe

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në një reportazh për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pjesë e një cikli shkrimesh që radioja gjermane “Deutschlandfunk” ka realizuar për bashkëjetesën mes vendeve të ndryshme në rajonin e Ballkanit, tregohet jeta e vështirë që bëjnë emigrantët shqiptarë, që punojnë si barinj në zonat pranë kufirit.

Shkrimi mban titullin “Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”. “Në fund të komunizmit në Shqipëri, mijëra e qindra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Edhe sot, shqiptarët preferojnë që të punojnë për pak para si barinj, bojaxhinj apo në ndërtim sesa të jenë të papunë në vendin e tyre”, thuhet në shkrimin e publikuar në faqen e radios gjermane. Ajo që veçohet që në krye të shkrimit është fakti se kufiri mes dy vendeve nuk ka asnjë shenjë dalluese dhe mungon kontrolli.

Duke iu referuar të dhënave të Policisë greke, theksohet se më shumë se gjysma e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë vitit 2016 ka hyrë nga Shqipëria.

“Lart në male kufiri nuk ka tela, asnjë shenjë dalluese. Pa mbikëqyrje. Çdokush që është familjar me rajonin e Epirit, mund ta kalojë lehtësisht kufirin prej 300 kilometrash greko-shqiptar dhe mund të hyjë në BE pa u vënë re. Kjo veçanërisht njihet nga korrierët e drogës. Sipas Policisë greke, rreth 65 për qind e kanabisit të sekuestruar gjatë vitit 2016 ka hyrë përmes Shqipërisë”, shkruan gazetari gjerman. Gjatë reportazhit gazetari sjell historinë e një bariu grek, i cili po shkonte drejt kufirit greko-shqiptar, pasi i nevojitej një bari i ri.

“Në një shpat prej rreth 600 metrash ka stalla të mjaftueshme për rreth 1 mijë dhi dhe dele”, thuhet më tej në shkrim. “Në këto stalla, megjithatë, rrallë takon grekë. Shumica janë shqiptarë, si Nikos, 35 vjeç apo Tariku, 50 vjeç, (emrat e vërtetë të barinjve shqiptarë nuk jepen në reportazh), të cilët shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune në Shqipëri. Niko e sheh djalin dhe gruan e tij vetëm për disa javë. Edhe 50-vjeçari ka lënë familjen e tij në Tiranë.

“Nuk ka punë atje (Shqipëri), politikanët punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas. Sigurisht që do të parapëlqeja që t’i kisha edhe ata këtu, por nuk kam shtëpi këtu dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male”. Në reportazh citohet se pas fundit të komunizmit, me qindra e mijëra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Është vështirë të gjesh një ndërtesë që nuk është ndërtuar nga punëtorë shqiptarë. Në qytete punojnë në ndërtim dhe si bojaxhinj, ndërsa në këtë rajon, veçanërisht barinjtë, janë shqiptarë. Kushtet e punës janë të vështira, pasi punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë për vetëm 400 euro në muaj. A ia vlen?,- pyet gazetari.

“Nuk është keq. Nëse nuk do të ishte hapur kufiri, ku do të punonim në Shqipëri? Kam ardhur këtu vullnetarisht. Këtu funksionon kështu: Sa të punosh aq edhe do të marrësh. Nëse nuk do të punosh, mund të ikësh”, thotë 50-vjeçari Tarik.

Punëdhënësi grek nga ana e tij thotë se, pa barinjtë shqiptarë ai nuk do mund ta mbante tufën, ndërkohë që shprehet se të rinjtë grekë preferojnë të studiojnë dhe të bëjnë punë të lehta. “Pa ta nuk do të isha në gjendje të mbaja kafshët”, thotë greku Dimitris.

“Është vështirë të gjesh punëtorë në Greqi, të rinjtë preferojnë të studiojnë, vetëm pak bëhen punëtorë”. Reportazhi mbyllet me përshkrimin e jetës së përditshme të barinjve shqiptarë. Ata jetojnë në varfëri dhe në dhoma të vogla. Relaksimi i vetëm i tyre është televizioni satelitor shqiptar. Pavarësisht nga vështirësitë, megjithatë, ata e shohin jetën më mirë këtu sesa i papunë në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U tha se s’flisnin me njëri-tjetrin, ja ç’bëri Endriti për ditëlindjen e Aurelës (FOTO)
Previous article ASTRIT CANI/ Kingu perandor

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj Aktualitet

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se... Aktualitet

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se...

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI) Aktualitet

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT