Në panelin për median e lirë, nis komentohet fjala e Edi Ramës nga gazetarët. Gazetari malazez Ivanoviç nga gazeta Vijesti u shpreh: “Skandal çfarë tha Rama. Kur fliste u ndjeva 1 totalisht i abuzuar”.
Gazetari është shprehur se: “Besueshmëria na u hodh poshtë nga Rama. Edhe në Maltë kryeministri sulmoi gazetaren dhe ajo vrau veten”. Madje gazetari ka krahasuar të folurën e Ramës me atë të Vuçiç apo Trump.
Fjala e plotë e gazetarit nga Mali i Zi.
Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit.
E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që
do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme.
Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto
vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia. /AlpeNews.al/


