Testet e toksikologjisë tregojnë se ish- infermieri gjerman Niels Hoegl ka vrarë të paktën 100 vetë në dy spitale ku punonte, thonë prokurorët.
Detektivët besojnë se Niels Hoegl, i cili tashmë po vuan dënimin me burg të përjetshëm për dy vrasje, akuzohet se jepte doza fatale mjekimi të zemrës tek pacientët që ishin në kujdesin e tij.
Ai donte t’i bënte përshtypje kolegëve duke i ringjallur ata, por shumë veta vdiqën.
Akuza të reja kundër tij priten vitin e ardhshëm.
Hoegl thuhet se ka vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 në Delmenhorst, qytete në Gjermaninë veriore, në mes të viteve 1999 dhe 2005.
Hetuesit thonë se ai mund të ketë vrarë më shumë, por disa nga viktimat e dyshuara janë djegur.
Nëse gjendet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të kthehej në një nga vrasësit më seriozë të Gjermanisë pas luftës.
Hetimi për Hoegl u zgjerua kur ai pranoi vrasjen e 30 personave gjatë gjykimit të tij në vitin 2015, vit kur edhe u dënua për dy vrasje, dy vrasje në tentativë dhe dëmtim të pacientëve.
Hetuesit zhvarrosën 130 ish-pacientë, duke kërkuar gjurmë të ilaçeve që mund të kishin ndikuar sistemet e tyre kardiovaskulare.
Të dhënat në klinikën e Oldenburgut treguan se normat e vdekjeve ishin rritur kur Hoegl ishte në shërbim, raporton revista Der Spiegel.
Hoegl u kap kur një infermiere pa që një pacient ishte më parë i qëndrueshëm e më pas kishte pasur rrahje të parregullta të zemrës. Infermierja gjeti më pas kontejnerë të ilaçeve bosh në kazan,” thotë Der Spiegel.
Gjatë gjykimit të tij në vitin 2015 ai tha se ndiente “keqardhje” dhe shpresonte se familjet do të gjenin paqe. Ai tha se vendimet për të kryer krimet e tij kishin qenë “relativisht spontane”.
Hoegl tha se çdo herë që dikush kishte vdekur, ai kishte vendosur të mos e bënte përsëri, por vendosmëria e tij do të zhduket ngadalë.(AFP.al)