• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MEDALJET JEPEN RRALLË SE NDRYSHE…”/ Rama i dorëzon “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” Nuncit Apostolik Charles John Brown
Home
Politikë

“MEDALJET JEPEN RRALLË SE NDRYSHE…”/ Rama i dorëzon “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” Nuncit Apostolik Charles John Brown

12 October, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” Nuncit Apostolik Charles John Brown, i cili mbyll misionin në Shqipëri. Rama u shpreh se imzot Charles do të mbetet një shtegtar i veçantë mes ambasadorëve, që qëndroi mes nesh si nëj vëlla. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe “thumbimet” për presidentin Meta, pasi prej ditësh mes tyre ka patur replika në lidhje me dekoratat që presidenti ka dhënë kohët e fundit.

“Medaljet jepen rrallë, përndryshe ç’kuptim ka”, tha Rama, ndërsa shtoi se medalja që i jepet sot Nuncit Apostolik është e merituar.

“Imzoti Charles qëndroi mes nesh si një vëlla, gjatë 3 viteve që shërbeu si ambasador i Selisë së shenjtë në këtë vend. Në sytë e mi imzot Charles do të mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve, që vëllazërinë e shpalosi si një dhunti që të tjerëve “nuk u vjen dorësh”.

Imzot, ju nuk jeni as i pari dhe as i fundit që e keni të vështirë ndarjen me këtë vend. Unë ju kërkoj ndjesë sepse fjalët e mia nuk arrijnë të shprehin sa duhet mirënjohjen për ju. Kur ishe më i ri, e lidhje vetë rripin dhe shkoje ku të doje, por kur të jesh më i madh në moshë dikush tjetër do t’ju lidhë rripin dhe do t’ju çojë atje ku do të doje të mos shkoje.

Sot modestisht dëshiroj t’ju jap me vete një shenjë nga Shqipëria. Kjo është mirënjohja publike në gradën e “Yllit të Madh”. Titujt e medaljet jepen rrallë, se përndryshme ç’kuptim ka. Kjo medalje jepet rrallë, pasi duhet ta kesh merituar”, tha Rama ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESOJ TË MOS MË DUHET TË..."/ Moduli dhe mungesat, në derbi është shansi i… Mesfusorit Eriksen
Previous article KOSOVA 1 VIT PA FITUAR/ Titullari i "dardanëve" feston me pije alkoolike në krahët e një femre

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT