• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË ZURI KOKA NË SEANCË”/ Nga protestat e opozitës tek bllokimi i foltores, flet deputetja Bozo
Home
Politikë

“MË ZURI KOKA NË SEANCË”/ Nga protestat e opozitës tek bllokimi i foltores, flet deputetja Bozo

18 February, 2023 F.autor Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, në ekranin e News24. Ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi pas një incidenti kishte thyer këmbën, Bozo komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën e krijuar javët e fundit në Kuvend.

Ajo u shpreh se ishte e pranishme vetëm 45 minuta në seancën e fundit plenare, por u largua me dhimbje koke për shkak të zhurmës akustike të shkaktuar nga opozita.

“Ajo seancë, ishte për mua jo normale, sepse në vend të bëhen diskutime pro dhe kundra, seanca ishte një tmerr i vërtetë. Unë tre çerek ore ndenja dhe më filloi një dhimbje koke e tmerrshme nga rënia e bilbilit dhe tavolinave me dorë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë e pyetur lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe përmendja e emrit të Edi Ramës në aktakuzë, ajo tha se duhet pritur që drejtësia amerikane të përfundojë hetimet, dhe më pas të kërkohet që të veprojë Prokuroria jonë.

“Unë mendoj se çështja McGonigal i përket SHBA dhe do ta zgjidhin ata, dhe nëse gjatë shqyrtimit do dalë ndonjë gjë nga këto probleme që ngre opozita, atëherë do vijë puna dhe tek ne. Sepse duhet të kesh prova ta çosh në Prokurori që të nisin hetimet. Nuk dyshoj, se drejtësia amerikane është drejtësi në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe problemet e tjera janë fare absurde, që dhe një fëmije t’ia thuash nuk i beson… që një kryeministër do bëka gjithë këtë gjullurdi”, tha ajo.

E sa i përket protestave nga opozita, ajo thotë se vetëm revolucion që nuk janë, dhe se kështu është e pamundur që të rrëzohet një qeveri.

“Ky vetëm revolucion nuk është… revolucioni është një vullkan. Nuk është me aq njerëz sa dolën në protestë. Revolucioni vjen nga një revoltë e përgjithshme për gjërat që njerëzve u ka ardhur laku në fyt. Kur ngrihet në protestë duhet të kesh një objektiv, për çfarë po ngrihesh? Në lidhje me zyrtarin e FBI? Për mua nuk është kauzë. Të mbarojë hetimi dhe pastaj të ngrihen. Me këto protesta nuk bie jo ky kryeministër, por asnjë. Bie vetëm nga vota e popullit”, u shpreh Bozo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN VDEKJET NË VEND/ Covid-19 i merr jetën një qytetari, 14 të infektuar në 24 orët e fundit
Previous article BEFASOHEN EKSPERTËT/ Kjo është GODINA 40-vjeçare që nuk ka as edhe një çarje nga tërmeti

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT