• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME VOTË NUK E MARRIN DOT PUSHTETIN”/ Spiropali: Berisha ka lëshuar kod për vrasje
Home
Politikë

“ME VOTË NUK E MARRIN DOT PUSHTETIN”/ Spiropali: Berisha ka lëshuar kod për vrasje

12 December, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke komentuar ngjarjet e fundit në vend, vrasjen e Klodian Rashës dhe protestat e dhunshme të qytetarëve të revoltuar, tha se kauza për të riun po përdoret politikisht nga opozita dhe presidenti Meta.

Ajo tha se Ardi Veliu nuk ka pse ta japë dorëheqjen pse disa “halabakë” e kërkojnë këtë gjë.

Sipas Spiropalit, media dhe qytetarët duhet të shqetësohen pas deklaratës që bëri Berisha pardje, kur tha se “nëse Rama në 21 janar do lëvizte një gjethe do hante plumbin ballit”.

Ministrja u shpreh se Berisha flet me kode, duke nënkuptuar se ai është personi që jep urdhrat për vrasjet shtetërore, siç ishin ato të 21 janarit 2011.

Spiropali: Këta njerëz që nga vdekjet e Covid-it dhe vdekje të tjera i përdorin për politikë. Se me votë nuk marrin dot pushtet. Përgjegjësia nuk do ngelet jetime. Që nga polici që është në burg e deri tek dorëheqja e Sandër Lleshaj.

Tufa: Pse nuk jep dorëheqjen Ardi Veliu?

Spiropali: Pse ta japi? Se do Meta dhe Berisha? Kush janë këta që thonë “do djegim Tiranën”. Këta janë halabakë. Standarti ynë s’ka krahasim me standartin e tyre. Këta s’janë opozitarë, këta janë ish-pushtetarë të rënë nga kali që duan të vijnë në pushtet pa votë.

Tufa: Nëse policia e Shtetit ka bërë një analizë të thellë mbi ngjarjen, pse nuk na njofton?

Spiropali: Pse kush jeni ju prokuroria që doni informacion?

Tufa: Ne jemi gazetarë, jemi media që duam të transmetojmë informacionin tek publiku.

Spiropali: Po bëhen hetime dhe do dalin kur të kenë mbaruar të gjitha hetimet. Mos harro që Basha nuk dha dorëheqjen kur u vranë 4 veta në 21 janar. Vrasja e 25-vjeçarit fatkeq nuk u urdhërua nga Lleshaj, nuk është vrasje nga shteti, siç ishte në 21 janar.

Tufa: Kur flasim për Drejtorin e Policisë, ka më shumë kuptim dhe lidhje që ta jepte Veliu dhe më pass Lleshaj dorëheqjen.

Spiropali: Lleshaj. Një ministër dinjitoz, një shtetar i respektuar, e detyruan këta ta japi dorëheqjen. Berisha pardje në emision tha se do t’i fuste plumbin ballit Ramës, kishte 4 snajpera në tavan. Ai ka lëshuar një kod, për vrasje, që do të thotë se ai i jep urdhrat për vrasjet.

Tufa: Mbani mend që një polic më parë vret me gjakftohtësi një të ri?

Spiropali: Unë nuk gjykoj dot gjakftohtë apo jo. Unë pres që ngjarja të zbardhet. Jam e bindur që ngjarja do zbardhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN PAMJET NGA ARGJENTINA/ Ja momenti kur Maradona shfaqet me mjekun duke konsumuar alkool dhe… (VIDEO)
Previous article MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY/ Dy ekipet e mëdha në "luftë" për fitore, pritet spektakël në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT