• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË  VODHËN MAKINËN 180 000 EURO”/ Policia e Vlorës nis hetimet pas denoncimit të 29-vjeçarit nga Kosova por ja çfarë zbulon
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË VODHËN MAKINËN 180 000 EURO”/ Policia e Vlorës nis hetimet pas denoncimit të 29-vjeçarit nga Kosova por ja çfarë zbulon

2 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka zbuluar një mashtrim dhe një inskenim pas denoncimit të rremë të një të riu nga Kosova. Ai kishte denoncuar vjedhjen e makinës luksoze me vlerë 180 mijë euro gjatë kohës që ndodhej me pushime në Vlorë por me sa duket plani ka qenë i mirëmenduar për të përfituar një shumë marramendëse pas shitjes së mjetit, prodhim i vitit 2019, i sapo ardhur nga Gjermani.

Zyrtarisht policia bën me dije se në vijim të ngjarjes ku më datë 31.10.2019, shtetasi G.H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet e kryera, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.

“Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vitprodhimit 2019, shtetasi G.H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani. Ky automjet kap vlerën 180 000 euro (njëqind e tetëdhjetë mijë euro) nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.

Në përfundim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit G.H., 29 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M.C dhe tjetri nga Kosova F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOURNEMOUTH-MANCHESTER UNITED/ King dhuron spektakël brenda zonës dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)
Previous article "JO-ja" E NEGOCIATAVE/ Macron zemëron edhe bullgarët. Reagimi i mediave: Askush nuk i jep të drejtë atij të…

k.autor

Postime të ngjashme

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT