Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj, u dhunua barbarisht ditën e djeshme.
Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë. Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Polici ka marrë plagë në kokë dhe në hundë dhe pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali.Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje, sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’.


