• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THA SE KA KRIZA NERVORE”/ Fqinja rrëfen bisedën me nënën e 34-vjeçares që u hodh me fëmijën nga pallati në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË THA SE KA KRIZA NERVORE”/ Fqinja rrëfen bisedën me nënën e 34-vjeçares që u hodh me fëmijën nga pallati në Vlorë

26 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pamela Mërtiri 34-vjeçe që u hodh nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç sot në Vlorë po kalonte momente të vështira pas divorcit nga bashkëshorti.

Fqinjët u shprehën për “ABC” se Pamela kishte gati 7 muaj që jetonte në Tiranë me nënën e saj, e cila gjithashtu ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti, Viron Mërtiri, mjek i njohur në qytetin bregdetar, tashmë në pension.

Një banore në lagjen “Pavarësia” u shpreh se Pamela i kishte kërkuar nënës që të shkonte në Vlorë. Por sot në mesditë ishte larguar nga banesa. E ëma kishte dalë që ta kërkonte, e shqetësuar, pasi vajza prej disa javësh kishte shfaqur shenja depresioni

“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen” thotë banorja.

Një tjetër banore tregoi momentin kur e gjeti pa shenja jete, pasi ishte hedhur nga pallati me fëmijën. “Ia mata pulsin, nuk dëgjohej, nuk më dha shenja, i hodha batanije, i hodha ujë.

Nuk e njihja, nuk e dija që ishte vajza e doktorit. Nuk e pashë kur u ngjit në pallat, vetëm zhurmën dëgjova. Edhe fëmijën nuk e pashë, vetëm atleten pashë. Unë mendova se mos e ndiqte ndonjë dhe se është hedhur me shpejtësi. Jemi shumë të tronditur”.

“Pamela ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte” tha një tjetër banore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI I RI I COVID-19/ OBSH: Ende herët për të vendosur kufizime në udhëtime
Previous article KA DITËLINDJEN/ Surprizë në stërvitjen e Besëlidhjes, mesfushori serb befasohet nga… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT