Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka ndarë një kujtim nga takimi i saj i fundit me Papa Françeskun.
“Takimi i fundit ishte të hënën e kaluar. E pashë shumë të lodhur, prandaj nuk qëndrova gjatë me të. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore ai nuk e kishte humbur sensin e tij të zakonshëm të humorit. “Si je?”, e pyeta duke u përpjekur të fsheh shqetësimin tim. Dhe ai u përgjigj menjëherë: “Epo, unë jam akoma gjallë”, qeshi , dhe pastaj më tha të qeshja me të. Një gjë të cilën ai u përpoq t’ua transmetonte të gjithëve rreth tij, kujtdo që pati fatin ta takonte”, tha Meloni në një intervistë për ‘Il Messaggerò.