• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË PAPË ITALIAN APO ME NGJYRË? Ja emrat që po përfliten për të pasuar Françeskun
Home
Nderkombetare

NJË PAPË ITALIAN APO ME NGJYRË? Ja emrat që po përfliten për të pasuar Françeskun

22 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Të parashikosh se cili mundtë jetë Papa i ardhshëm, është shpesh një mision i vështirë. “Kush hyn në konklavë si Papë del prej saj si kardinal”, thotë një shprehje e vjetër italiane, duke paralajmëruar se është e gabuar të investohet besim apo para tek një kandidat i caktuar.

E megjithatë janë disa emra që kanë filluar të përfliten si pasues të mundshëm të Papa Françeskut. Njëri prej tyre është kardinali italian Pietro Parolin, një diplomat i Vatikanit, i cili shihet si kandidat kompromisi mes progresistëve dhe konservatorëve.

70-vjeçari shërbyer si diplomat i kishës për shumicën e jetës së tij, dhe ka qenë sekretar i shtetit që prej 2013, vitin që u zgjodh Françesku. Pozicioni është i ngjashëm me atë të një kryeministri dhe shpesh sekretarët e përgjithshëm konsiderohen si zëvendës Papë.

Një tjetër italian i përfolur është Arqipeshkvi i Bolonjës, Mateo Zuppi, i njohur për aftësitë e forta diplomatike, i cili lëviz me biçikletë rreth qytetit ku jeton.

Një tjetër emër i përfolur është kardinali hungarez Peter Erdo, 72 vjeç. Nëse do të zgjidhet ai do të ishte padyshim një kandidat kompromisi, dikush nga kampi konservator, i cili megjithatë ka ndërtuar ura me botën progresiste të Françeskut. Ai u konsiderua si pretendent edhe në konklavën e fundit në 2013 falë kontakteve të gjera në Europë dhe Afrikë e po ashtu për faktin se shihej si pionier i Evengjelizmit të ri.

Kardinali Mario Grech, nga Malta, shihet si kandidat i mundshëm. 68-vjeçari vjen nga shteti më i vogël në BE, por që prej fillimi ka arritur gjëra të mëdha, duke u emëruar si sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Arqipeshkëve nga Papa, një pozicion me peshë në Vatikan. I parë fillimisht si konservator, Grech u kthye në mbështetës të reformave të Françeskut.

Tjetër emër i lakuar është kardinali Juan Jose Omella, arqipeshkv i Barcelonës. 79-vjeçari ka qenë njeri afër zemërs së Françeskut. Me natyrë të butë, bën një jetë të thjeshtë duke ju kushtuar Kishës, duke promovuar drejtësi sociale e duke përqafuar një vizion gjithëpërfshirës e të dhembshur të Kishës.

Kardinali filipinas Luis Antonio Gokim, i quajtur shpesh si “Françesku i Azisë’ për shkak të angazhimit të ngjashëm ndaj padrejtësive sociale është po ashtu i lakuar si pretendent.

Ndërkohë 76-vjeçari Peter Turkson nga Ghana, do të ishte Papa i Parë me ngjyrë në shekuj. Ai ka qenë i zëshëm në çështje si kriza klimatike, varfëria dhe padrejtësitë ekonomike duke afirmuar njëkohësisht pozicionet tradicionale të Kishës, ndër homoseksualitetit, priftërimit dhe martesës mes një burri e një gruaje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË LIDHJE TË RE? Ja si u përgjigjet Heidi Baci pyetjeve për jetën personale
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Kërcënuan punonjësit e Policisë Rrugore, nis hetimi për dy vëllezërit në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT