Ditën e djeshme gazetari Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ është arrestuar nën akuzën ‘shfrytëzim prostitucioni’.
Mësohet se gjatë kohës kohës që policia i ka vendosur prangat, ai ndodhej në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës me një vajzë dhe një klient.
Shqiptarja.com ka siguruar disa foto nga ky moment, ku gazetari shfaqet me të brendshme të kuqe dhe i shtrirë në tokë.
Sot Nikaj ka mohuar akuzat për shfrytëzim prostitucioni, pasi është shprehur se vetëm ka njohur disa miq të tij me njëri-tjetrin dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë.
Sipas policisë, ai siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Rrjeti kriminal ku bënte pjesë gazetari përbëhej edhe nga tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe pronarja e një qendre estetike në Tiranë.




