• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME TANKE NË RRUGË/ Serbia mban paradë ushtarake, në kohën e protestave antiqeveritare
Home
Rajon

ME TANKE NË RRUGË/ Serbia mban paradë ushtarake, në kohën e protestave antiqeveritare

21 September, 2025 s.autor Rajon

Në Beograd u zhvillua paradë ushtarake, ndërsa në vend po vazhdojnë protestat masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja tragjike e 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Parada u mbajt nën vëzhgimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe në të morën pjesë mijëra ushtarë dhe armatime të ndryshme, duke përfshirë autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues “Supergaleb” dhe stërvitorë “Lasta”. Në fund të paradës, anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen edhe një kërcim me parashutë.

Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë, zyrtarët serbë mohuan që kjo paradë të ketë pasur motive politike, duke pasur për të sloganin “Forca e Unitetit”. Një grup qytetarësh, të thirrur nga studentët protestues, u mblodhën për të shprehur mbështetje ndaj ushtrisë, por policia nuk i lejoi të afrohen pranë paradës.

paradë nuk u panë figura të mëdha politike, por u shfaqën disa të ftuar të njohur, përfshirë presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, anëtarin e familjes mbretërore të Bahreinit, Nasser bin Hamad, aktorin Steven Seagal, dhe ish-presidentin e entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në rrugët e Beogradit, ndërsa kalonin mjetet luftarake, qytetarët dhe disa studentë, të rrethuar nga policia, brohorisnin “Ushtria dhe studentët” duke përshëndetur ushtarët. Situata ishte e qetë dhe pa incidente./Marrë nga REL/ 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO KRYENTE PUNIME NË BANESË/ 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend
Previous article PAMJET/ Zjarr në masivet pyjore të Bulçarit të Gramshit, ndërhyjnë helikopterët për të frenuar flakët

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT