• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MË SHUMË SE 100 GRABITJE/ “Përfundon” karriera e binjakëve identikë shqiptar. ADN-ja nuk i shpëton më
Home
Breaking News

MË SHUMË SE 100 GRABITJE/ “Përfundon” karriera e binjakëve identikë shqiptar. ADN-ja nuk i shpëton më

6 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edmond dhe Eduard Trushi janë dy binjakë homozigotë, identikë në të gjitha drejtimet veç gjurmës së gishtërinjve.

Shqiptarët kanë jetuar gjatë në Castiglione delle Stiviere. Dhe përveç në pamje, ata kanë të njëjtën edhe stilin e flokëve si dhe vishen njëlloj. Ata janë të njëjtë edhe kur kryejnë grabitje gjatë netëve.

Pas më shumë se 100 vjedhjeve, Edmondi dhe Eduardi kishin ADN-në identike dhe në këtë mënyrë, nuk kuptohej se cili prej tyre kishte kryer krimin.

Makina luksoze, orë me shkëlqim, gjerdan ari të rëndë, dëfrime në klube dhe shumë argëtim: kjo është ajo që del nga jeta e binjakëve Lupinë, të cilët me një vetë siguri nuk fshehin pasuritë e tyre të dyshimta.

Gjithçka nisi në vitin 2014, në Porcia kur karabinierët ranë në gjurmët e një Mercedes Class, i vjedhur më 2 tetor 2012 në Ferrara. Aty filloi ndjekja, ndërsa arratisja zgjati disa kilometra. Makina më pas u braktis dhe shoferi nuk u gjet, pasi u largua në këmbë.

Teste të shumta u kryen në timon, në tastierën e ingranazheve dhe madje edhe në një cigare që u gjet në brendësi të makinë. Një mënyrë kjo për të identifikuar ADN-në e Eduard Trushit, i njohur për policinë për disa precedentë.

Eduardi akuzohej se në vitin 2016, kishte marrë disa mallra të vjedhura, por që u lirua.  Eduardi dhe Edmondi kanë të njëjtën ADN, kështu që nuk është e mundur që gjyqtari të deklarojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se cili prej të dyve ka kryer krimin. E njëjta histori ishte përsëritur edhe më herët.

Lirimi i fundit në janar për një vjedhje në provincën e Veronas

Lirimi i fundit ndodhi në janar: procedimi ka të bëjë me ngjarje të ndodhura në vitin 2010, kur njëri nga binjakët Trushi hyri në një apartament në Nogarole Rocca (VR) për të kryer një vjedhje. Ai u sulmua nga nipi i pronarit të shtëpisë para se të arratisej. Aty u gjet edhe gjurma e ADN-së, që ‘gozhdoi’ akuzën ndaj njërit prej tyre, por drejtësia në fund nuk mund të dënonte vëllanë e gabuar.

Numri i grabitjeve të kryera nga dy vëllezërit ka tejkaluar pragun e 100, të kryerara në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore, por shumica të kryera në Mantua, në Castiglione delle Stiviere. Por, pas viteve të lirimit dhe shpëtimit nga drejtësia, me sa duket ka ardhur fundi i karrierës së tyre.

Disa ditë më parë gjykata Pordenone lëshoi ​​një dënim të shkallës së parë kundër Eduardit.

Vjedhësi 34-vjeçar u dënua për dyzet vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura në provinca të ndryshme: Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecia. Të gjitha faktet datojnë në një periudhë kohore midis 8 dhe 20 nëntorit 2017. Gjykatësi dënoi Eduardin me gjashtë vjet dhe dhjetë muaj burg, për t’i shtuar pesë viteve të vendosura më parë për 15 krime të tjera që tashmë rëndojnë mbi të.

Falë veprimtarisë së madhe hetimore të kryer nga hetuesit gjatë këtyre viteve u zbulua “modus operandi” i saktë i të dyve: binjakët vepruan natën kur pronarët flinin, ku shpesh në shënjestër ishin vila të mëdha në të cilat mund të merrnin “pre” të rëndësishme. Ata kryenin zhbllokimin e derës me një pajisje elektrike pa zhurmë.

Në më shumë se një rast ka ndodhur që dy vëllezërit, të kapur gjatë grabitjes, sulmuan pronarët e shtëpisë duke u shkaktuar lëndime serioze.

Edmondi dhe Eduardi komunikuan përmes telefonave celularë me emra të qytetarëve jo të BE-së, duke i ndryshuar vazhdimisht ato për të mos u identifikuar. Makinat e vjedhura i përdornin për të kryer “punët e tyre” në rajone të ndryshme të Italisë.

Karabinierët arritën të kapnin të dy makinat dhe pronat e tjera të vjedhura ndër vite, së bashku me mjetet e përdorura për të hyrë nëpër shtëpi, të gjitha këto të gjetura në bazën e tyre operative në Castiglione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja dështoi Juventus për transferimin e mbrojtësit Rugani në Rusi
Previous article SFIDA ELIMINATORE NDAJ "KUQEZIVE"/ Deschamps i frikësohet "Shqiponjave", ja çfarë thotë trajneri i Francës

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT