• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MË SHUMË LIRI/ SHBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët
Home
Nderkombetare

MË SHUMË LIRI/ SHBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët

24 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 23 shtator se do të lehtësojnë kufizimet e eksportit ndaj Iranit, me qëllim që të zgjerojnë qasjen në shërbimet e internetit.

Shërbimet e internetit në Iran janë kufizuar nga Qeveria pas protestave që po organizohen për shkak të vdekjes së një gruaje, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit.

Në deklaratën e Thesarit amerikan u tha se SHBA-ja po synon që të rrisë mbështetjen për lirinë e internetit në Iran, përmes përditësimit të licencave, për shkak se Qeveria iraniane më 21 shtator kufizoi rëndë qasjen në internet, pas trazirave që shpërthyen për shkak të vdekjes së Mahsa Amini. Amini, 22 vjeçe, vdiq pasi ishte arrestuar nga autoritetet nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

“Përderisa Qeveria iraniane po bllokon qytetarët e saj që të kenë qasje në internet, Shtetet e Bashkuara po ndërmerr veprim për të mbështetur qarkullimin e lirë të informacionit dhe qasjes në informacione të bazuara në fakte për popullin iranian”, u tha në deklaratë.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, shtoi:

“Iranianët e guximshëm po dalin në rrugë për të protestuar për vdekjen e Mahsa Amini, SHBA-ja po dyfishon mbështetjen për qarkullimin e informacionit të lirë për popullin iranian… Me këto sfida, ne shpresojmë që të ndihmojmë popullin iranian që të jetë më i përgatitur për të sfiduar përpjekjet e Qeverisë për t’i censuruar ata”.

Adeyemo tha se Uashingtoni do të lëshojë udhëzime të reja për këtë çështje gjatë javëve në vijim. mNetblocks, grupi vëzhgues i internetit me seli në Londër, tha më 21 shtator se Irani tani është subjekt i kufizimeve më të ashpra në internet që nga protestat e dhunshme të vitit 2019 në këtë shtet, që u nxitën pas rritjes së çmimeve të benzinës.

Qeveria iraniane pretendon se Amini vdiq pas një sulmi në zemër, por familja dhe aktivistët hedhin poshtë këto pretendime, duke thënë se ajo ishte rrahur gjatë arrestimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS KEQ MES DY OPINIONISTËVE/ Arjani - Nedës: Mos fol se vetëm 1 eksperiencë ke në jetë
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë piktori i njohur Sali Shijaku

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT