• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË SHTYNTE DHE IU JEPTE PARA MASHTRUESVE”/ Burri: Iu besova, isha i sinqertë
Home
Sociale

“MË SHTYNTE DHE IU JEPTE PARA MASHTRUESVE”/ Burri: Iu besova, isha i sinqertë

30 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” rikthehet me dy personazhe të rinj, por me një çështje që është prekur edhe herë të tjera gjatë rubrikës. Pasho dhe Ikbale Shaqja, dy bashkëshortë, i janë drejtuar programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për një çështje parash e tokash.

Prej vitesh, Pasho i jep para palëve të treta që nuk kanë lidhje me hapësirën tokësore në fjalë për të përfunduar procesin e pronësisë, por në të vërtetë është zhvatur. Ikbalja, e cila ka 10 vite që duron këtë gjendje, teksa në shtëpinë e tyre nuk ekzistojnë as kushtet minimale si uji, makina larëse apo mobiljet, kërkon të ndahet pas 46 vitesh.

Eni Çobani: Zotëria ka pasur një tokë në vendin që jetojnë. Tokën ia ka dhënë shteti,por ia ka zënë një bashkëfshatar dhe zotëria ka filluar një proces me të. Në gjithë këto vite nuk ka fituar asgjë, ka dhënë para lart e poshtë siç thotë zonja për ta ndihmuar që ta fitonte procesin. Deri sot s’ka fituar asnjë proces dhe zonja ia ka numëruar e i thotë janë bërë 10 milionë lekë. Ky i thotë i dhashë për të zgjidhur punën. Kjo i thotë “a zgjidhe punë ti zotëri me 10 milionë lekë? Unë do iki, ti vazhdo rri aty”. Tani unë dua ti them zonjës: Këto 10 milionë lekë i dha në një ditë apo i dha në 10 vjet?

Ikbale: Në 10 vjet. Çika-çika.

Eni Çobani: Po pse s’e ndalove që të mos jepte më?

Ikbale: Nuk më dëgjonte, më shtynte, më hidhte matanë, ç’ti bëja unë atij.

Ikbalja tregon edhe një episod kur ajo është trembur, pasi një person shkoi një natë të vonë në shtëpinë e tyre për të kërkuar sërish para. Zotëria hyri në shtëpi, ku nuk kishte as drita dhe Ikbalja u përpoq të lajmëronte fëmijët e saj. Në atë moment, ai është larguar.

Eni Çobani: Sa kohë keni me zotërinë që nuk komunikoni dhe qëndroni bashkë?

Ikbale: Kemi 10 vjet sherr e shamatë, 2-3 vjet kështu.

Eni Çobani: Që jeni si veç e veç? Pra ti qëndron në Itali, zotëria ku rri?

Ikbale: Zotëria te dhoma poshtë aty, aty rri. Atje le të rrijë se atje e ka kokën. Mos t’i jepte lekë njerëzve, mashtruesve, mos të merrej të më dëgjonte një fjalë mua e fëmijëve. Jo të hanë mashtruesit lekun tim.

Pasho: Kisha hall të mbaroja qëllimin moj zonjë.

Ikbale: Ta mbaruan qëllimin? Dua drejtësi ore.

Pasho: Po i besova unë ata. Isha njeri i sinqertë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME STRUKTURAT NË GJIROKASTËR/ Roland Bejko: Lëvizja e Berishës e çmendur. Po i çon demokratët në sherre
Previous article ANALIZA/ Rriten vdekjet nga aksidentet rrugore, mbidoza e drogës dhe pandemia në SHBA

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT