• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Rriten vdekjet nga aksidentet rrugore, mbidoza e drogës dhe pandemia në SHBA
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Rriten vdekjet nga aksidentet rrugore, mbidoza e drogës dhe pandemia në SHBA

30 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidozat e drogës shënuan rritje dramatike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2021. Një rritje dramatike e vdekjeve në aksidente rrugore dhe numër rekord i mbidozave të drogës. Ndërsa pandemia COVID-19 ende vazhdon të jetë e pranishme, ka tregues shqetësues se më shumë amerikanë po angazhohen në sjellje të rrezikshme.

“Ka një efekt nga pandemia që po shfaqet në mënyrën se si paraqitemi në punë, familje, ngarjen e makinës, dhe sigurisht vendimet që marrim kur kemi zgjedhjen për të konsumuar substanca të dëmshme për shëndetin”, thotë Jane Terry nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Më shumë se 38 mijë vetë vdiqën nga aksidentet rrugore në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të parë të pandemisë. Kjo është shifra me lartë që nga viti 2007.

“Ne po shohim më pak përdorim të rripave të sigurisë dhe norma më të larta shpejtësie në rrugë. Ne po shohim përdorim më të madh të substancave që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit ngasin makinën dhe rreziqet që ata marrin kur janë në rrugë”, thotë Shannon Frattaroli nga Qendra për Studimin e Lëndimve dhe Politikave në Universitetin Johns Hopkins.

Pandemia ka rritur pasigurinë e vendit të punës dhe atë ekonomike për shumë amerikanë. Ajo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet ndërpersonale.

“Aftësia për të komunikuar dhe për t’u shoqëruar me njerëz të tjerë në prani fizike ka qenë e kufizuar. Jemi bërë gjithnjë e më të izoluar”, thotë zonja Frattaroli.

Një numër rekord njerëzish, mbi 96 mijë, vdiqën nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021. Kjo është një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin e paraprak.

“Ne e dimë se abuzimi me substancat u rrit gjatë pandemisë. Shumë njerëz përdorin alkool dhe drogë për të përballuar stresin që po përjetojmë. Pra, disa njerëz tashmë kishin probleme përpara pandemisë, që u përkeqësuan më tej. Dhe më pas disa njerëz, të cilët nuk kishin probleme më parë, përjetuan nivele kaq të larta të stresit saqë përdorën substanca për ta përballuar atë”, thotë psikologia Maria Espinola.

Ka mundësi për të gjetur zgjidhje për këto probleme. Për shembull, Qendra për Studimin e Lëndimeve dhe Politikave në Universitetin

Johns Hopkins thotë se vdekjet në trafikun rrugor mund të zbuten nëse paratë e ndara për infrastrukturën përdoren për të trajtuar edhe arsyet e gabimeve të ngasësve të makinës. Për shembull, kryqëzimet me katër drejtime të prirura për aksidente mund të zëvendësohen me unaza për të lehtësuar trafikun.

Kur bëhet fjalë për abuzimin me substancat, Këshilli Kombëtar i Sigurisë thotë se punëdhënësit amerikanë duhet të rrisin përfitimet e punës, duke përfshirë ofrimin e më shumë shërbimeve për trajtim dhe rikuperim nga abuzimi me substancat. Por, për momentin, kjo epidemi në këtë kohë pandemie nuk po tregon shenja të ngadalësimit./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË SHTYNTE DHE IU JEPTE PARA MASHTRUESVE"/ Burri: Iu besova, isha i sinqertë
Previous article STATISTIKAT/ 74 vrarë në 22 ditë në Zonën 8, lagjen ku jetojnë trafikantët shqiptarë në Ekuador

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT