• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË TIMON/ Çfarë ndodhi gjatë natës në aksin Tiranë-Elbasan. Ja sa shoferë ndëshkohen
Home
Breaking News

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË TIMON/ Çfarë ndodhi gjatë natës në aksin Tiranë-Elbasan. Ja sa shoferë ndëshkohen

3 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 31 vjeçar me iniciale G.D është vënë në pranga të policisë pasi është konstatuar nga radari duke ecur me shpejtësi 136 km në orë.

Pas kryerjes së provës së alkollit, 31-vjeçari banues në Tiranë ka rezultuar se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.

Policia po ashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në akset Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore, janë konstatuar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h.

‘Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, , mos abuzo të arrish më të keqen.

Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h, tejet të rrezikshme burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Njëri prej drejtuesve të automjeteve i konstatuar nga radari me shpejtësi 136 km/orë, shtetasi G.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas kryerjes së provës s alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsëve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët.’- njofton policia.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI "HERO"/ Hyn mes flakëve në banesën që po shkrumbohej dhe shpëton çiftin e moshuar nga zjarri në Finlandë
Previous article HOROSKOPI 2 KORRIK/ Do të ndjeni nevojën për t’u këshilluar me ndonjë ekspert, yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT