• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI 209 KM/ORË NË TUNELIN E KRRABËS/ Arrestohen 11 shoferë, 3037 gjoba në të gjithë vendin (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI 209 KM/ORË NË TUNELIN E KRRABËS/ Arrestohen 11 shoferë, 3037 gjoba në të gjithë vendin (VIDEO)

30 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Lumë gjobash janë vënë nga policia gjatë 24 orëve të fundit për shoferët që nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit. 21-vjeçar, R. B., nga Elbasani është konstatuar duke ecur në tunelin e Krrabë-Elbasan me shpejtësi 209 km/ orë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3037 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht: Janë pezulluar 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dragera, dronë, kamera, aparate fotografike dhe automjete të paloguara,  evidentohen dhe ndëshkohen mijëra shkelës të Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3037 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

• Janë pezulluar 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

• Janë  arrestuar  në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.

• Janë vendosur 503 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 402 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 745 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 231 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 912 masa për parakalime të gabuara, 212 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve dhe 32 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Arrestohen 21 zyrtarë në aksionin e dytë për rastin "Subvencionet"
Previous article "DUAM TË TREFISHOJMË..."/ Rama: Shqipëria vendi i parë në rajon para të miratuara për bujqësinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT