• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Arrestohen 21 zyrtarë në aksionin e dytë për rastin “Subvencionet”
Home
Rajon

KOSOVË/ Arrestohen 21 zyrtarë në aksionin e dytë për rastin “Subvencionet”

30 June, 2021 Delo.autor Rajon

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 21 zyrtarë të mërkurën në vazhdimin e aksionit që ka të bëjë me subvencionet në fushën e bujqësisë. Aksioni që nisi në orët e hershme të mëngjesit përfundoi me arrestimin e 14 zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe 7 zyrtarëve në disa komuna të Kosovës.

Në një konferencë për media, prokurori i rastit, Rafet Halimi, tha se aksioni është zhvilluar në 5 komuna të Kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

Sipas prokurorit, të arrestuarit dyshohen për disa vepra penale dhe në shumica prej tyre janë inspektorë.

“Janë arrestuar 21 të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: marrje ryshfet, dhënie ryshfeti, ushtrim ndikimi, keqpërdorim të detyrës zyrtare, legalizim i përmbajtjes së rremë dhe mashtrim me subvencione”, tha ai. Sipas Prokurorisë, operacioni i sotëm është vazhdim i aksionit të datës 24 shkurt dhe 25 shkurt gjatë së cilit ishin arrestuar 12 të pandehur.

Prokurori Halimi nuk është përgjigjur në pyetjen se kur priten të ngrihen aktakuzat ndaj të pandehurve të arrestuar në aksionin e parë duke thënë se aksioni do të vazhdojë akoma. Megjithëse ka thënë se pritet ekspertizë financiare, sipas prokurorit dëmi material në këtë çështje mund të llogaritet mbi 1 milion euro.

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në konferencë për media i ka falënderuar qytetarët për informacionet e ofruara që i kanë ndihmuar zhvillimit të aksionit dhe u kanë bërë thirrje personave të prekur nga skema e dyshuar e mashtrimeve që të raportojnë rastet në Polici.

Arrestimet e datës 24 dhe 25 shkurt ishin bërë po ashtu nën dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjatë bastisjes në shtëpitë e personave të arrestuar ishin sekuestruar rreth 400 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET NJË 31-VJEÇARE SHQIPTARE/ Tentoi të kalonte me certifikatë të COVID false në Greqi
Previous article ME SHPEJTËSI 209 KM/ORË NË TUNELIN E KRRABËS/ Arrestohen 11 shoferë, 3037 gjoba në të gjithë vendin (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT