Pas vendimit të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit ka reaguar Avokati i gjyqtarit Fatos Lulo, Ardian Visha ku u shpreh se do të apeloj këtë vendim të Komisionit të pavarur të Kualifikimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të jap fjalën e fundit për vendimi e gjyqtarit.
“Do apelojmë vendimin pasi e konsideruam të paqënë dhe të pabazuar fabulën e verdiktit të KPK, i cili është i padrejtë. Për mua është një stekë shumë e ulët që zor se mund të kalohet nga njeri. Kush do rrijë në sistem është çështja”- ka thënë avokati.
Me shkarkimin e gjyqtarit Lulo, Gjykata Kushtetuese del jashtë funksionimit pas largimit të tij.
Kështu duhet që të zgjidhen sa më parë gjyqtarët që duhet të jenë në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Për këto dy vende vakante kanë paraqitur kandidaturën e tyre 20 persona nga radhët e armatës së jurispundencës shqiptare, mes tyre edhe gjyqtarë e prokurorë aktualë.
Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun.
GJYQTARET E LARGUAR
Fatos Lulo (i pezulluar nga Vettingu)
Besnik Imeraj (dha dorëheqjen)
Vladimir Kristo (u largua pas mbarimit të mandatit)
Sokol Berberi (dha dorëheqjen)
GJYQTARET NE DETYRE
Bashkim Dedja
Vitore Tusha
Altina Xhoxhaj
Fatmir Hoxha
Gani Dizdari
Përgatiti: AlpeNews.al


