Tashmë Evropa është shënjuar si epiqendra e koronavirusit të ri, me Italinë e cila ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.
Bilanci sa vjen dhe shtohet dita ditës, ndërkohë që në Kinë, ku ka dhe origjinën virusi, numri i të prekurve sa vjen dhe pakësohet.
Sigurisht njerëzit më të rrezikuar janë mjekët të cilët janë në frontin e parë të “luftës”.
E tillë është dhe infermierja Maria Cristina Settembrese e cila rrëfen disa prej eksperiencave të saj në krye të detyrës.
“Shumë persona kurohen por akoma më shumë vijnë e shtrohen. Secili prej nesh kujdeset përreth 15 pacientë.” shprehet ajo.
Gjithashtu ajo shprehet se presioni psikologjik dhe emocional është shumë i fortë.
Ajo tregon se si iu mbushën sytë me lot pasi foli me një 48 vjeçar.
“Dërguam në reanimacion një 42 vjeçar. Ndërsa më shtrëngonte dorën, më lutej, Më thoni që do të zgjohem përsëri, kam dy vajza të vogla në shtëpi. Maska ime u mbush me lot. Në 30 vite punë nuk jam ndeshur ndonjëherë me një situatë të tillë” – thotë infermierja.
Një 46 vjeçar vdiq nga koronaviruis në Bergamo. Diego Bianco ishte teknik i shërbimit të urgjencës.
/Ora News.tv/


