• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME PE E GJILPËRË/ Duke punuar me një makinë qepëse, Rusia transmeton pamjet e amerikanit të burgosur, Paul Whelan
Home
Botë

ME PE E GJILPËRË/ Duke punuar me një makinë qepëse, Rusia transmeton pamjet e amerikanit të burgosur, Paul Whelan

29 August, 2023 s.autor Botë

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të amerikanit Paul Whelan në një burg në Rusi.

Në lajmet e kanalit RT (Russia Today) u shfaqën pamje të ish-drejtuesit të kompanisë nga Miçigani në një burg të largët në Mordovia, në juglindje të Moskës.

Në video zoti Whelan duket përkrah të burgosurve të tjerë ndërsa punon në një makinë qepëse me uniformat e burgut.

“Sot është hera e parë që kam parë se si duket që nga qershori i vitit 2020”, e shpreh në një email vëllai i tij David Whelan.

Ai tha se kanali Russia Today kishte shkuar për ta filmuar zotin Whelan në burg në muajin maj dhe se kur ai kishte refuzuar, ishte ndëshkuar nga personeli i burgjeve. Në videon e publikuar, zoti Whelan dëgjohet t’i thotë personit që i drejton pyetje se nuk do t’i përgjigjet.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar këto pamje. Zoti Whelan u ndalua në vitin 2018 dhe po vuan një dënim me 16 vite burgim për akuza spiunazhi.

Zoti Whelan dhe Uashingtoni mohojnë që ai të ketë bërë aktivitet spiunazhi në Rusi.

Administrata e Presidentit Biden pati shpresuar se do të siguronte lirimin e zotit Whelan gjatë negociatave që mundësuan lirimin nga burgjet ruse dhjetorin e kaluar të yllit të basketbollit amerikan Brittney Griner.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni i kishte paraqitur Moskës një “propozim serioz” për të mundësuar lirimin e zotit Whelan.

Këtë muaj u njoftua se Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me telefon me zotin Whelan.

Rusia vazhdon të mbajë nën arrest edhe shtetasin amerikan Evan Gershkovich, i cili punonte për gazetën Wall Street Journal. Ai akuzohet për aktivitet spiunazhi dhe mund të dënohet me deri në 20 vite burgim.

* Për këtë artikull u morën të dhëna nga agjencia e lajmeve Reuters./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS NANO I SHTRUAR NË SPITAL/ Gjendja është përmirësuar, ja nga çfarë vuan dhe po kurohet
Previous article SITUATA ME ZJARRET/ Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar nisen drejt Parkut Kombëtar të Lurës, reagon Peleshi

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT