• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME NJË IDE GJENIALE/ Njihuni me 14 vjeçarin që fiton më shumë se 200 mijë dollarë
Home
Jetë

ME NJË IDE GJENIALE/ Njihuni me 14 vjeçarin që fiton më shumë se 200 mijë dollarë

8 April, 2019 k.autor Jetë

Për shumë njerëz, Fortnite është shumë më tepër se një videolojë. Është një mënyrë shumë e mirë për të fituar para’, madje shumë para’.

Nëse lojtari më i famshëm i kësaj loje në planet, Tyler Blevins (i njohur edhe si ‘Ninja’), vitin e shkuar fitoi më shumë se 10 milionë dollarë, ka nga ata që, vetëm 14 vjeç, arrijnë të fitojnë një rrogë prej 200 mijë dollarësh falë kësaj loje virtuale.

Po flasim për Griffin “Sceptic” Spikoski, 14 vjeçari nga Long Island, New York, i cili shumë shpejt u bë një nga lojtarët më të famshëm të Fortnite.

Spikoski e nisi karrierën e tij pasi karikoi në YouTube një video në të cilën shihej se ai mundte një youtuber të njohur, të quajtur Tfue, i konsideruar si një nga ekspertët më të mëdhenj të lojës.

E tepërt të theksojmë se ajo video bëri xhiron e botës në kohë rekord, duke ndezur interesin dhe duke marrë kështu 7 milionë klikime.

Që nga ai moment, Spikoski vazhdoi të bjerë në sy, duke publikuar video të Fortnite dhe duke u ushtruar mesatarisht 8 orë në ditë dhe me fundjavat që kalojnë 18 orë në ditë.

E gjitha kjo ndodh me konsensusin e prindërve Chris e Kathleen Spikoski, të cilët mirëpritën pasionin e të birit, duke e lejuar të braktiste modelin tradicional të shkollës, që e shpërqendronte pak nga aktiviteti i tij kryesor.

Djali ndjek tanimë një shkollë online që i lejon të qëndrojë në shtëpi.

Mundësia për t’u përqendruar totalisht tek Fortnite i ka dhënë mundësi të riut të fitojë përgjatë vitit 2018 afërsisht 200 mijë dollarë falë videove të publikuara në YouTube dhe në kanalin e tij privat.

Për të evituar që paratë të kenë ndikim negativ tek i biri, prindërit e Griffin kanë punësuar një konsulent financiar që drejton fitimet e tij dhe i siguron se nuk do të keqpërdoren.

Edhe vetë Griffin këmbëngul se do të kursejë para’ për të ardhmen, kur suksesi të nisë të bjerë.

Adoleshenti rrëfen qëllimin që ka, për t’i përdorur paratë për kolegjin ose për të blerë një shtëpi për veten, me të arritur moshën e pjekurisë.

Për momentin, ai po shijon momentin e artë, ku për momentin është një ndër personazhet më të njohur të web-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E HAZARD TEK REALI/ Ja shuma "faraonike" që Chelsea i kërkon Perezit
Previous article ZYRTARI I DASH NDODHET NË TIRANË/ Takohet me Ramën në kryeministri

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT