• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME NJË APLIKACION PËRNDIQNIN…”/ Shoqja tregon takimin e fundit me Caroline pak orë para vrasjes
Home
Rajon

“ME NJË APLIKACION PËRNDIQNIN…”/ Shoqja tregon takimin e fundit me Caroline pak orë para vrasjes

20 June, 2021 s.autor Rajon

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Carolina Crouch, 20-vjeçarja që u mbyt nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos. Ka qenë shoqja e saj ajo që ka rrëfyer detaje rreth marrëdhënies së çiftit, ndërsa pohoi se dy mikeshat ishin takuar pak orë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të ‘shpërthyer’. Por atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur”, mësohet të jetë shprehur shoqja e 20-vjeçares para oficerëve të policisë. Mediat greke raportojnë se takimi mes dy vajzave kishte ndodhur në Sheshin Barnabas në Athinë. Sipas shoqes së Caroline, atë ditë viktima kishte qenë e mërzitur, por nuk e kishte treguar arsyen se pse, ndërsa shtoi se në fund të takimit të tyre aty kishte shkuar edhe Babis bashkë me foshnjën. Një tjetër detaj që tregon shoqja e viktimës ishte fakti se Carolina dhe 33-vjeçari kishin të shkarkuar një aplikacion në telefon që tregonte vendndodhjen e saktë të secilit prej tyre. Sipas saj, Caroline kishte një karakter të mbyllur dhe se donte që t’i fshinte problemet e saj.

“Edhe pse ishim mikesha, nuk thamë gjithçka haptasi. Ajo nuk më kërkoi këshillën time. Ata kishin një lidhje të çuditshme”, -tha ajo.

“Edhe pse kishte shkuar në universitet, ajo donte të bëhej pastiçiere. Edhe një gjë që dua t’ju them është se Caroline po shkonte te një psikolog. Në fakt, ajo më kishte thënë shumë herë se nuk i pëlqente ajo që po i thoshte psikologu. Ajo ishte një vajzë shumë dinamike dhe me shumë besim, besonte se mund të përballej dhe të arrinte gjithçka”. Kujtojmë se krimi që tronditi Greqinë jo vetëm u raportua si fillim si grabitje ndërsa më pas u zbulua se autor i vrasjes së nënës së vogëlushes 12-muajshe ishte vetë bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopoulos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rreziku më i madh i SHBA nuk është Kina, ndodhet shumë më afër shtëpisë
Previous article TË TJERA DETAJE NGA ATENTATI/ U denoncua nga Berisha sikur "kishte prerë veshin e një turisti", ja replikat mes tyre

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT