• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME MUNICIONE LUFTARAKE DHE ARMË NË MAKINË/ Arrestohet turisti çek në Morinë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME MUNICIONE LUFTARAKE DHE ARMË NË MAKINË/ Arrestohet turisti çek në Morinë

27 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 45-vjeçar nga Çekia është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me armë dhe municione në makinën e tij. Në kuadër të operacionit policor “Magnum”, pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni policor i koduar “Magnum”, për goditjen e një rasti të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në të, municion luftarak, 7 armë të ftohta, 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues) dhe një automjet tip “Land Rover”. Vihet në pranga 45-vjeçari (shtetas çek), drejtuesi i automjetit ku u gjetën armët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policoe, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll shtetasin çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues). Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA ME KOKAINË/ Nipi i Rrahman Rrajës: Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë
Previous article NË QELI PREJ 21 TETORIT/ Jamarbër Malltezi kërkon lirinë në Apel

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT